Lila i shkruan Dukës: Nuk mund t’i kërkosh llogari qeverisë për atë që nuk bën vetë

Lila i shkruan Dukës: Nuk mund t’i kërkosh llogari qeverisë për atë që nuk bën vetë

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë, Andi Lila, me anë të një letre i ka kërkuar kreut të FSHF-së Armando Duka që të ulet në bisedime në lidhje me kontratën kolektive.

Sipas Lilës ai e ka kërkuar disa herë këtë, por Duka ka refuzuar. Ish-futbollisti i Kombëtares përfiton nga rasti për të hequr edhe një paralele, edhe pse paradoksale. Lila, duke iu referuar letrës që Duka i dërgoi pak ditë më parë kryeministrit Rama për katër kërkesat e Ligës, thotë se kreu i FSHF-së para se të kërkojë tek të tjerët, duhet që vetë fillimisht të ulet në bisedime.

Letra e Andi Lilës:

Letër e hapur.
Presidentit të FSHF z.Armando Duka.

I nderuar miku im, Presidenti i FSHF z.Armando Duka.
E lexova me shumë vëmendje letrën tuaj drejtuar Kryeministrit të vendit z.Edi Rama.
Prej disa orësh isha në dilemë nëse duhej ta shkruaja këtë letër të hapur pasi nuk do të dëshiroja që të keqkuptohem nga askush.
Për këtë arsye më duhet ta bëj këtë sqarim se: Nuk kam asnjë qëllim të bëj polemikë me ju, më besoni për këtë.
Jo unë, por asnjë dashamirës i sportit në tërësi dhe futbollit në veçanti nuk mund ti heqë asnjë presje letrës që ju i drejtoni Kryeministrit z.Edi Rama.

I nderuar z.President në këtë debat publik unë personalisht por edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë është shprehur qartë se është në krahun e sportit.
Në vazhdim të këtij qëndrimi, sot po ju drejtoj një pyetje të cilën jua drejtova edhe publikisht në një televizion.

Kur do të nenshkruajmë Kontratën Kolektive mes Sindikatës dhe FSHF ?

Nëse ju i kërkoni qeverisë të ulet me ju në tryezën e diskutimeve përse ju shmangeni dhe refuzoni të uleni në diskutime me Sindikatën.
Në këtë situatë Sindikata është futbolli dhe FSHF është qeveria !
Kontrata kolektive është një domosdoshmëri e futbollit tonë.
Kjo kontratë është një nga dokumentet ligjorë që i mungon reformës ligjore në futboll.
Është shumë e drejtë që bota e futbollit kërkon të drejtat e saj tek politika por të njëjtin standart vlerësimi duhet të ketë edhe bota e futbollit brenda saj.
Por nuk është “fair” të kërkosh nga të tjerët të bëjnë diçka që ti vetë nuk pranon ta bësh.

I nderuar miku im, Presidenti i FSHF Armando Duka.
Në vlerësimin tim modest, ju do të kujtoheni si Presidenti i FSHF që e modernizoi këtë institucion dhe që futbollin Shqiptar e futi në rrugën e zhvillimit ekonomik.
Si njeri vizionar, ju lutem ta shikoni me qetësi kontratën kolektive dhe të mos bini pre e këshilltarëve mediokër.
Nënshkrimi i saj i bën nder jo vetëm botës së futbollit por edhe juve personalisht.

Jam besimplotë se së shpejti do ulemi së bashku për të diskutuar kontratën kolektive.

Duke ju uruar punë të mbarë.

Me respekt
Andi Lila

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 22/09/2020 11:19

    Duka i krimit e ka ber federaten sikur e ka te veten . Absurde kerkesa e klubeve ne pagesen e sigurmeve si dhe tatim taksat. Paguan nje puntor me 250 mije lek te vjetra dhe futbollistat dhe stafet ka nga ato qe marin 2500 - 3000 EUR te mos paguajn. Un jam vet sport dashes e sidomos futbollin. Tani Jan privatizuar ka ikur koha kur i mbante shteti. Jemi ne kapitalizem secili mban veten dhe paguan detyrimet qe takojn ne te kundert shpall falimentin keshtu Jan ligjet e kapitalizmit ju pelqen sju pelqen.

    Përgjigju
  • PËR BENIN: 21/09/2020 14:31

    PO TI O BENI A DI ME SHKRUJT ? ? ? KUSH TA KA SHKRUJT KOMENTIN.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 21/09/2020 08:55

    Ore Lila. Disa here e perserit I nderuar miku im Duka. Nuk ben per kete pune por duhet dikush tjeter te thyeje monopolin e Dukes. Kete keni votu ne asamble apo harruat. Nuk ju pelqente Rudi Vata kur thonte hajduti Duka. Tung per tashi

    Përgjigju
  • Beni: 21/09/2020 05:21

    Po pse a di me lexu ky Andi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë