Liljana Kondakçi:Unë e dënuar?
Me ata që fyejnë do merret Zoti

Liljana Kondakçi:Unë e dënuar?<br />Me ata që fyejnë do merret Zoti
TIRANE - Shtëpia ku banon këngëtarja Liljana Kondakçi, është në katin e fundit të një pallati pranë sheshit "Piaza", në kryeqytet. Duket një shtëpi normale, jo ndonjë luks kushedi se çfarë dhe pothuajse as pipëtin njeri. Diku pas saj ndodhen ca rrugica që Liljana i ka përshkruar me një shpejtësi për mbërritur në një nga kafet e lagjes pranë qendrës së "Teatrit Metropol". Aty ka lënë takim me një nga kolegët e saj të vjetër Sulejman Dibra për të gjerbur një kafe pas një kohe kaq të gjatë. Në fakt kanë dy ditë që e kanë lënë takim-kafenë, por Lili (siç e thërrasin miqtë dhe të afërmit) me zor gjen kohën që t'u dedikohet, pikërisht atyre me të cilët kanë ndarë plot suksese dhe turne gjatë gjithë karrierrës së saj. Në fakt ne që jemi duke e pritur mezi e shohim pasi Liljana ka zgjedhur rrugicat për t'iu larguar syrit kureshtarë të njerëzve dhe padyshim mediave, lidhur me çka përflitet për të ditët e fundit. Në fakt Tirana zien, mediat janë bërë copa për të marrë qoftë një prononcim nga këngëtarja, ( intervistë as që bëhet fjalë, e le pastaj të dalë në kamera as që e diskuton një gjë të tillë në këto kushte, e pa krehur dhe e pa grimuar).

Liljana ka veshur një xhup pellushi leopardi dhe flokët i mban të kapura bisht. Është tejet e thjeshtë dhe e komunikueshme. Ndihet e qetë dhe në paqe me veten për çka është folur lidhur me të. Sytë I kanë mbetur të bukura dhe po ashtu dhe lëkura dhe zëri.

* * *
Në fakt i urren mjaft gazetarët në këto momente, flet me mllef për ta pasi sipas saj kanë shpikur mbi jetën e saj, kanë hedhur baltë dhe kjo është një lloj "hakmarrje", e butë nga ajo tashmë.

"Kanë folur se unë paskërkam pesë shtëpi në Gjermani, Greqi apo ku di unë ku janë këto shtëpi? Paskanë thënë, se paskërkam problem me Përmbarimin paradoksale e gjitha kjo??!, nëse do kisha kaq shtëpi. Po të ishin motrat e tyre dhe të afërmit e tyre sigurisht nuk do të flisnin kështu, nuk do të abuzonin kaq shumë, nuk do të hidhnin baltë apo jo?", më drejtohet mua të cilën më premton (je e vetmja që po pranoj të bisedoj, gazetarëve të tjerë nuk u kam hapur derën, madje je e vetmja që po bindem të të jap një intervistë më të gjatë në ditët në vazhdim)", shton.

"Nuk kam reaguar nuk dua të merrem as me gazetarët as me televizionet. Sa më shumë ata flasin aq më shumë lartësohem unë, e ke parë ti që unë s'kam folur fare? Lërua zotin mbi kokë", më drejtohet mua dhe mikut tonë të përbashkët teksa rrufisin kafenë e porositur. Askush nuk është kujtuar për mua më parë. Përse nuk kanë ardhë të më pyesin, të më marrin në intervistë?

"Liljan po ku keni qenë këto ditë?", e pyes unë.

"Këtu kam qenë, lërë ç'thonë këta, erdhi dje erdhi sot. Në shtëpi kam qenë, mbaj mbesën kam dhe bashkëshortin jo mirë nga gjendja shëndetësore këto kohë. Duhet të kujdesem për të. Po ashtu shkoj dhe nga mamaja ajo është e moshuar".

"Ju keni qenë në arrest shtëpie apo në burg", guxoj unë dhe e pyes. "Oh të lutem as mos t'a dëgjoj atë fjalë", më kthehet mua dhe më largohet së tepërmi.
"Drejtësia italiane bëri punën e saj, më në fund u pa kush ishte Liljana Kondakçi. Jam shumë e vlerësuar nga shteti Italian dhe italianët", flet për to e ndërsa duket se ka një respekt. Do të tregoj në një rrëfim tjetër më të gjatë më premton mua, që këmbëngulë aq shumë për ta realizuar sa më parë atë intervistë. Do ta lëmë të premten se do të jem e ftuar tek Çani atje do të këndoj një këngë dhe do të largohem. Nesër gjithë ditën jam e zënë", e më rrëfen me natyrshmëri edhe gjërat personale që kërkon të bëjë një ditë më vonë.

"Do të jem dhe tek emsioni i Rudinës, sepse ka shumë kohë që më është lutur dhe ka qenë e vetmja që do të të më prezantojë si një nga këngëatrëte rralla që këndon në këtë moshë live".
Mediat italiane ju kanë krahasuar me Minën, shtoj unë.

"Po e vërtetë unë kam dhënë koncerte atje dhe ata më kanë vlerësuar për zërin dhe normalisht që e meritoj një vlerësim të tillë".
Ju ngjan një këngëtare e re i them unë, një…

Eh jemi larg, më shton dhe qesh.

Në fakt është 60 vjeç dhe më çudit pasioni që ka për këngën. Flet me shumë pasion me mikun e saj Dibra, për një klip të ri për kompozime dhe këngë të reja. Shkëmben numra artistësh dhe premton se së shpejti ka aktivitete dhe projekte lidhur me këngën.

DREJTESIA ITALIANE E AKUZOI PER TRAFIK DROGE

Liljana Kondakçi nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte 3.3 kilogramë kokainë në një pako. Në mediat italiane, thuhet se përdorej emrin i koduar “mamaja” dhe “këngëtarja”, pasi kështu thirrej nga trafikantët, gjë e provuar dhe nga përgjimet e bandës. Ajo dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti trafiku droge, të përbërë nga 20 anëtarë. Në atë kohë u lirua, pasi Kondakçi pretendonte se nuk e dinte çfarë kishte pakoja dhe ia kishin bërë dhuratë. Më vonë, drejtësia italiane e provoi se ajo ishte pjesë e grupit të trafikut, madje edhe me përgjime dhe e dënoi atë në mungesë me 2 vjet e 8 muaj burg. Ndërkohë që u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, policia greke e arrestoi këngëtaren në Selanik, për ta ekstraduar më pas drejt Italisë. Këngëtarja e njohur Liliana Kondakçi, prej pak ditësh është liruar nga burgu në Itali, ku ka përfunduar dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg, për akuzën e transportimit të drogës, ndërkohë që menjëherë është rikthyer në Shqipëri. “La Gazzeta del Sud” në Itali publikoi lajmin se këngëtarja shqiptare u lirua dhe u riatdhesua në Shqipëri. Ndërkohë, Kolegë të ngushtë të këngëtares konfirmuan për Shqiptarja.com dhe Tv A1 Report, se Kondakçi, gjatë gjithë këtyre muajve ka qenë në burg, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

( Foto: (në rreth) Liljana Kondakçi në një nga lokalet e Tiranës pranë Teatrit “Metropol”)

(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari