LIMA, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Konferenca e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për klimën miratoi më në fund dokumentin për ndryshimet klimatike, dokument që kishte hasur pengesa për shkak të përmbajtjes së tij.
Ky dokument duhet të nënshkruhet më pas në samitin e Parisit, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Miratimin e dokumentit e bëri publik Manuel Pulgar Vidal, ministri peruan i Mjedisit si edhe president i kësaj konference, para seancës plenare me delegacionet e 145 vendeve, që duartrokitën menjëherë miratimin e këtij dokumenti.
"Do të ishte shumë mirë që teksti i këtij dokumenti të quhej "Apeli i Limës për aksionin për klimën", deklaroi ministri peruan i Mjedisit, Manuel Pulgar Vidal./ a.jor.