Limaj deklarohet i pafajshëm
në procesin për krime lufte

Limaj deklarohet i pafajshëm<br />në procesin për krime lufte
Prishtinë - Nis Procesi gjyqësor kundër deputetit Fatmir Limaj, dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij. Ata akuzohen për krime lufte gjatë vitit 1999 në fshatin Kleckë.

Mësohet se të pandehurit i kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura nga prokurori Maurizio Salustro dhe janë deklaruar të pafajshëm, ndërkohë që mbrojtja ka kërkuar shtyrjen e procesit duke qenë se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së dëshmitarit kyc të procesit, Agim Zogaj.

Avokati Karim Kan, tha se mungon një pjesë e dosjes së dëshmisë së dhënë nga Zogaj, i cili njihej si dëshmitari “X”.

“Ne duam t’i shohim dëshmitë e një dëshmitari i cili tash nuk është para gjyqit. Ajo çka i thamë ne gjyqit është se kemi të drejtë sipas Konventës evropiane për të drejta të njeriut dhe nenit 12 të Kodit Penal të Kosovës, që në asnjë mënyrë nuk ekziston një arsye që mbrojta të përshpejtoj procesin, duke pasur parasysh pasojat e mëdha që ka ky proces. Sepse pa një hetim të provuar që mbrojta duhet ta argumentoj është dëshmia e autopsisë nga Gjermania të cilën nuk e kemi. Ne kemi nevojë që të marrim dëshminë e autopsisë prandaj na nevojitet kohë. Në momentin që do ta kemi informacionin lidhur me shkaqet e vdekjes së dëshmitarit dhe gjendjen e tij shëndetësore dhe mentale para vdekjes, atëherë gjykata do të jetë në një pozitë më të mirë për të marrë një vendim të drejt,” nënvizoi Kan.

Gjykatësi Xhonatan Karol, ka kërkuar nga pala mbrojtëse që deri të hënën të dorëzojnë një listë me kërkesa rreth materialit, që pala mbrojtëse e vlerëson të nevojshëm për mbrojtjen.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë