Pas një odisejade seancash, skenash e akuzash gjyqësore, deputeti dhe ish-komandanti i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, dhe bashkëluftëtarët e tij dolën të pafajshëm, në atë që tashmë e disa muaj opinioni në Ballkan e njeh si “rasti Kleçka”.
Kjo natyrisht ishte beteja më e vështirë e komandant Çelikut, pas procesit gjyqësor në Hagë, ku ishte po ashtu i akuzuar për krime lufte, por edhe atje doli i pafajshëm.
Edhe Limaj, sikurse proverbi i Nasradinit, doli i pafajshëm, por deri te pafajësia i kaloi nëntë rrathët e Dante Aligerit. Ndërsa shumëkush ia zuri për të madhe kur i dolën lotët gjatë mbrojtjes në gjyq, duke besuar se lotët e tij ishin nga mplakja e gjenit burrnor.
Ky nuk ishte thjesht një proces ndaj një grupi luftëtarësh, por ishte një gjyq ku një luftëtar (apo disa të tjerë), po e bartin mbi supe një pjesë të asaj që konsiderohet historia më e lavdishme e shqiptarëve të fundshekullit - Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë gjyq, u akuzuan njerëzit që bënë luftën “Çeliku”, “Bashkim Fino”, “Van Dami”, “Fytyra”... etj, dhe jo me emrat që ne sot i njohim, Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj, Behlul Limaj, Shaban Shala, Sabit Shala, Besim Shurdhaj dhe Refki Mazreku. Nofkat e tyre e kanë domethënien e këtij procesi dhe jo emrat e vërtetë, sepse ata mund t’i kenë njollosur pas luftës.
Me emrin e vërtetë Limajn e pret një proces tjetër, ai për të cilin “jo shumëkush do ta vokë ujin” siç thonë në krahinën e Lumës. Ndërsa ky proces, për të cilin Limaj dje doli i pafajshëm, natyrisht se ngjall reagime në gjithë spektrin politik dhe qytetar në Ballkan.
Secili qytetar tashmë e ka kuptuar se tri vitet e fundit, veçanërisht, Limajn e kanë shkatërruar si politikan, si luftëtar edhe si intelektual e familjar. Njeriut i është shkatërruar jeta, duke u përballur me një proces që tashmë pa hezitim mund të konsiderohet i fëlliqur e i veremosur.
Disa herë u liria për 2-3 ditë, u arrestua sërish, u mbajt në burg shtëpiak, iu kufizua liria. Loja me të dhe me bashkëluftëtarët e tij, ishte një lojë sikur “Tomy dhe Jerry”, ndërsa në fund Gjykata e dëshmoi atë që e ka besuar shumëkush, se gjithçka ishte e pastër.
Këto ishin vetëm disa nga copëzat shumëngjyrëshe të mozaikut që kanë përjetuar këta njerëz në një proces që u quajt gjyqësor, por që doli të jetë ndër dështimet e mëdha të misionit EULEX.
Pa dashur të derdh vrer, as të këndoj panegjirik për EULEX-in, një pyetje e thjeshtë imponohet këtu: si mund të sillen me aq komoditet prokurorët e këtij misioni kur ua kanë nxirë jetën këtyre njerëzve? Ndërsa nuk dihet nëse ka dëmshpërblim për etiketimin “kriminel” që EULEX-i dhe ndërkombëtarët ua kanë lënë këtyre ish-guerilëve. Me siguri se nuk do të kishte mjet material që e lan këtë.
Pavarësisht kësaj, verdikti i të martës e liroi Limajn edhe për lotët, edhe për ndonjë lëshim të pavetëdijshëm nëse e ka bërë në luftë.
UÇK, ndërkaq ka edhe një betejë gjyqësore para vetes. Është gjykimi i rastit të “Drenicës”, për të cilën me të drejtë besohet se epilogu do të jetë si ky për rastin “Kleçka”.
Ndërsa, për Fatmir Limajn akoma nuk përfundon lufta me gjykatën. Ai e ka edhe një betejë, atë për korrupsion, e cila gjithashtu do ta sprovojë me të vërtetat ato trillimet e prokurorisë së EULEX-it.
Me siguri në këtë proces ish-ministri i Transportit nuk do ta ketë mbështetjen e popullit, sikurse që e kishte në të kaluarën, sepse fundi i fundit, është çështja e tij nëse ka vjedhur apo jo.
Ndërsa një çështje tjetër që e pret atë, është lufta politike, të qëndrojë në partinë që e ka krijuar si politikan - PDK, apo t’i bashkohet kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, njeriut, që në një mënyrë u bë “kurban për të”.
Limaj e kaloi një shteg, më të vështirin, po maratona për të nuk ka përfunduar.
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com