Limaj: Ka ardhur koha për mocion
mosbesimi ndaj kësaj qeverie
Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë që ka ardhur koha për të nisur iniciativën parlamentare për mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë që ka ardhur koha për të nisur iniciativën parlamentare për mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Limaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ne të gjithë tashmë jemi duke e parë që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet dhe programet e saj.
Ky është postimi i plotë:
Është koha për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie
Përfundimisht ka ardhur koha që të nisim iniciativën parlamentare për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie .
Ne të gjithë tashmë jemi duke e parë që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet dhe programet e saj.
Si pasoje e kësaj qeverisje vendi ynë tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike. Kjo qeveri nuk arriti të adresoj dhe të zgjidh as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova.
Kemi një mosbesim dhe mosfunksionim total brenda vet kabinetit qeveritar.
Të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jo funksionale.
E tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputet të cilët i ka, qe disa herë nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e poashtu kemi edhe shumë nga deputet të këtij koalicioni që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës.
Mungesa permanente e ministrave të kësaj qeverie në seancat e parlamentit e ka ndihmuar dhe e ka thelluar jo funksionalitetin e këtij parlamenti.
E vetmja zgjidhje për të dal vendi ynë nga kjo situatë, e në të cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jo funksionale, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Prandaj i takon opozitës që të nis iniciativën për mocion mosbesimi për këtë qeveri dhe me këtë ti hapim rrugë zgjedhjeve.
Unë në emër të NISMA-së thërrasë të gjitha grupet parlamentare opozitare në Kosovë që ta ndërmarrim këtë iniciativë dhe me këtë t’ju mundësojmë të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit dhe kështu të dalim nga kjo situatë e krijuar, e në të cilën asgjë nuk po funksionon.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67.2%
-
Jo
29.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15