PRISHTINË- Kosova ka shumë nevojë që të arrihet një zgjidhje për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 8 qershorit, "sigurisht duke respektuar kushtetutën dhe shumicën parlamentare", tha sot kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj.
Ai dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, kanë njoftuar kryetarët e këshillëve të këtij subjekti politik për zhvillimet politike në vend.
"Qëndrimi që po mban Nisma në këtë fazë politike të vendit, mori mbështetje të fuqishme edhe në këtë takim, ku sipas kryetarëve të këshillëve, kjo është një marrëveshje në interes të qytetarëve të Kosovës, e cila mundëson ndryshimin e kësaj qeverisje", thuhet në njoftimin e dërguar.
Në këtë mbledhje me kryetarët e këshillëve të Nismës për Kosovën nëpër komuna, u diskutua edhe për riorganizmin dhe ristrukturimin me qëllim të një funksionimi sa më të mirë të projekteve të ardhshme politike./ATSh/
/Shqiptarja.com