Limaj-Thaçit: Kujdes me deklaratat për korrigjimin e kufirit
Pas “shigjetimit” nga ana e Ramush Haradinaj, edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka dalë kundër Thaçit. Limaj i ka bërë thirrje presidentit të ketë kujdes me deklaratat e tij rreth korrigjimit të kufirit me Serbinë.
Fatmir Limaj
Pas “shigjetimit” nga ana e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka dalë kundër deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi. Limaj i ka bërë thirrje presidentit Thaçi që të ketë kujdes me deklaratat e tij rreth korrigjimit të kufirit me Serbinë dhe bashkimin me Luginën e Preshevës.
Unë jam kundër deklarimeve që po i shoh, që kanë tendenca dhe këto deklarime prishin unitetin dhe zbehin besimin dhe kredibilitetin. Apeli jem është edhe presidentit, kujdes, mos e humb kredibilitetin, mos e zbeh edhe më shumë besueshmërinë dhe kredibilitetin e institucioneve të Kosovës.
Ka deklaruar Limaj, në një intervistë për Ekonomia Online
Zëvendëskryeministri Limaj, që dikur e kishte Thaçin kryetar partie, vlerëson se deklarata të tilla nuk I shërbejnë stabilitetit dhe bien ndesh me rolin e Thaçit si drejtues i një institucioni të rëndësishëm i shtetit të Kosovës.
Askush s’ka të drejtë të nxjerrë këso deklaratash, aq më tepër drejtues të institucioneve, përderisa ky vend e ka një kushtetutë, një Parlament, derisa ky vend funksionon mbi bazën e një rregulli kushtetues si shtet i pavarur. Ftesa ime përsëri është, kujdes. Tendenca për të krijuar një opinion, paraprakisht është tendencë e gabuar. Mua nuk po më pëlqejnë këto deklarime, këto mënyra që janë në kundërthënie me njëra-tjetrën, herë flasin për shkëmbime, herë s’ka ndarje, gjëra krejt të panevojshme, aq më tepër nuk guxojnë të bëhen nga institucionet shtetërore.
Fatmir Limaj
Ai u shpreh se faza finale e dialogut e cila pritet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të zhvillohet nga ndonjë individ, por nga një ekip.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
4 Dhjetor 2024, 16:16
Mos u shtir, sikur do i japish leksion Thacit.Ti nuk je askund afer, e as i perafert me Thacin.Thaci e Kadriu te ofruan edhe njehere ne sofer e ode burrash, se ti nuk meriton as ne trapazanin e odes te ulesh.
Përgjigju