SHBA - Një limuzinë e ngjashme me atë ku u vra ish-Presidenti i SHBA, John Kennedy pritet të shitet në ankand për 150 mijë dollarë.

Limuzina 'Lincoln' është e dyta e prodhuar ndonjëherë, përveç asaj të ish-Presidentit Kennedy. Edhe kjo makinë është përdorur nga Kennedy nga viti 1961 deri në vitin 1963.

Lincoln Continental është identik si ai që përdorte ish-Presidenti ditën që u vra në vitin 1963 në Dallas.

Tani kjo makinë ndodhet në muzen 'Henry Ford Motor' në SHBA. Limuzina ka dyert e pasme të gjera për tu mundësuar pasagjerëve VIP komoditet më të mirë.

limuzina e kennedy
Foto të tjera

Makina gjithashtu ka vende posaçërisht për agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët qëndrojnë në pjesën e prapme dhe të përparme të automjetit, kurse në mes qëndrojnë pasagjerët VIP.

Shitja e limuzinës do ti ofrojë njerëzve mundësinë për të udhëtuar në të njëjtën mënyrë si udhëtonte ish-Presidenti Kennedy momentin fatkeq të vrasjes.


(v.gj/shqiptarja.com)