Lind Annabell truri artificial që mëson të flasë

 /ATSH-ANSA/ - Lindi Annabell, truri i parë artificial që ka mësuar gjuhën njerëzore "duke dialoguar" me njeriun duke filluar nga zeroja, kur ishte një "'tabula rasa" e vërtetë.
I përshkruar nga revista "Plos One", Annabell është krijuar në Itali, nga një grup i Universitetit të Sasarit, i drejtuar nga Bruno Golosio, në bashkëpunim me homologët britanikë të Plymouth University, drejtuar nga Angelo Cangelosi.
Annabell (Artificial Neural Network with Adaptive Behavior Exploited for Language Learning - Rrjet artificial  neuronesh me sjellje adaptive të shfrytëzueshme për mësimin e gjuhës) është një model i përbërë nga dy milionë neurone artificiale dhe studjon me hollësi procese që në tru mundësojnë një funksion kompleks si gjuha.
Ky është një hap i madh përpara duke patur parasysh sesa e vështirë është studimi i këtyre proceseve në një organ të komplikuar si truri njerëzor, i formuar nga rreth një miliard neurone, që komunikojnë përmes sinjaleve elektrike.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social