Vicki Griffiths lindi një vajzë të vogël e cila peshonte 3 kilogramë, dhe kishte 2 dhëmbë në gojë. Vogëlushja Eva, habiti infermieret, mamitë, si dhe familjen e saj pasi lindi në “James Cook University Hospital”, në Middlesbrough.
Pasi znj. Griffiths shkoi të lahej pas lindjes, ishte bashkëshorti i saj ai i cili i vuri re dhëmbët. Kur u kthye në dhomë dhe mori vesh për dhëmbët, ajo shpërtheu në të qeshura bashkë me burrin e saj.
“Ishim të shokuar po aq sa mamitë. Fillimisht e kishte gojën të mbyllur dhe nuk vumë re gjë. Ishte shumë e çuditshme të shihnim një gjë të tillë. Kisha planifikuar t’a ushqeja me gji, por kur pashë dhëmbët, ndërrova mendje. Nuk besoj se dikush mund të më vejë faj”.
Eva Faith lindi më 8 shtator dhe tashmë është në shtëpi me prindërit e saj dhe motrat më të mëdhaja Elizabeth dhe Emily.
Fillimisht znj. Griffiths mendoi se Evës do t’i duheshin hequr dhëmbët pasi mund të kishte probleme, por pas vizitës te një pediatër u vendos që dhëmbët e saj nuk paraqisnin asnjë lloj problem.
Jonathan Wyllie, një konsulent pediatër në James Cook tha: “Ndodh rreth tre herë çdo dy vjet këtu, dhe ne merremi me 4 mijë lindje fëmijësh në vit”.
Pra i bie një fëmijë me dhëmbë çdo 2 000-3 000 lindje. Bebet lindin me një ose dy dhëmbë dhe zakonisht janë në nofullën e poshtme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com