Lind te 'Mbretëresha Geraldinë' foshnja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit

Lind te 'Mbretëresha Geraldinë' foshnja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu deklaroi sot se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë fëmija me peshën më të madhe të 10 viteve të fundit.

MInistrja thotë se “ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Ministrja Koçiu ka shprehur dhe vlerësimet e saj për stafin mjekësor dhe infermieror.

“Falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shprehet Koçiu.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/07/2024 02:25

    Sipas nenes time qe ka qene infermjere (jo ne maternitet),aty nga fundi i 70' e fillimi i viteve 80'ne Tirane tek /Geraldina/ lindi nje femije 12-13 Kg,nena ishte nga lindja-juglindja e vendit dhe kishte disa femije para ketij dhe ky femije kishte lindur ne menyre natyrore dhe pa asnje problem fizik.Rasti mund te kete qene nje nga me te rrallet ne bote,se disa koka shkencash nga disa vende te botes erdhen per t'a pare e studjuar rastin dhe nenes se foshnjes i bene shume pyetje.Mjeket tane e keshilluan nenen e femijes qe per disa kohe te mos e merrte foshnjen t'a linte ne maternitet, ku do te kujdesej stafi mjekesor,aq me teper qe ajo vinte nga fshatrat dhe kishte dhe femije te tjere me te rritur.Nena e foshnjes pranoi dhe keshtu e mbajten foshnjen gjigand ne maternitet.Problemi ishte qe jo vetem e mbajten foshnjen,por dhe e bene objekt studimi e kurioziteti per njerezit e zanatit dhe shume studiues,studente te mjekesise,etj vinin per t'a pare dhe si rrjedhim foshnja ne vend te ishte ne nje fare izolimi ne javet e para te jetes,u perball me kaq shume ekspozim sa qe pas nja dy a tre javesh vdiq.Mund te kete marre ndonje infeksion nga ndonje prej vizitoreve te shumte qe vinin per t'a pare e studiuar dhe nuk mbijetoji,pasi ishte ne kohe kritike ne fillim te jetes.Ngaqe nje prej vellezerve e kishte ne shkollen e bashkuar si oficer,ose student,erdhen e pane dhe nga kjo shkolle!!Histori e trishte,ndoshta akoma jeton ndonje qe mund t'a mbaje mend kete rast.

    Përgjigju
    • Mara: 10/07/2024 02:33

      Çfarë po qenka shqyer per së gjalli ajo Nena e shket

  • Shkodrani: 08/07/2024 18:34

    Urime prindve, ta keni me jet. Aman na jepni formulen mos na dalin tanet shtatanik ????

    Përgjigju
  • Era: 08/07/2024 16:52

    ????????????

    Përgjigju
  • LORA: 08/07/2024 14:59

    Wow,cfare bebi gjigand. U qofte me jete prinderve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!