Këngëtarja kosovare Linda Halimi ndihet rehat me veten e saj dhe nuk do të ndryshojë. Në faqen zyrtare të saj në Facebook, Linda ka publikuar sot disa fotografi ku Linda vërtet duket në formë. Linjat e këngëtares vijnë pas një diete rigoroze, nga e cila humbi 15 kg, dhe ajo duhet ti thotë stop ushqimit të tepërt nëse nuk do ti prishë këto linja. Linda e di mirë këtë, ndërsa kritikave të fansave se duhet ende të dobësohet, i përgjigjet “ Kjo jam unë. Faleminderit për komplimetat dhe kritikat. Të gjithë e dinë se cfarë dua unë, por më bëni një nder me lini mua të shqetësohem për veten time dhe ju për veten tuaj”.
/Shqiptarja.com








