Lindberg, legjenda e trombonit luan
Mozart dhe Tchaikovsky në Tiranë

Lindberg, legjenda e trombonit luan<br />Mozart dhe Tchaikovsky në Tiranë
“Unë nuk kam një stil të përcaktuar! Unë dëgjoj atë që mendja dhe shpirti më thonë, dhe atë që dëgjoj e hedh në letër. Çdo fjalë më shumë për punën time do të ishte thjesht e tepërt.” Kjo është filozofia e thjeshtë e legjendës së trombonit, Christian Lindberg në lidhje me punën e tij si kompozitor e instrumentist.

Një koncert i veçantë instrumental-simfonik me artistin suedez me famë botërore Christian Lindberg pritet të jepet më 26 shkurt 2016, ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Lindberg është cilësuar si instrumentisti më i mirë i shek.XX në instrumentin e trombonit. “Artist poliedrik, kompozitor e dirigjent i shquar, për të mund të thuhet se është një legjendë e gjallë”, shkruan kritika për të.

Christian Lindberg do të jetë në edhe solist edhe dirigjent. Ai do të jap “Koncertin për trombon” me muzikë të Leopold Mozart dhe koncertin P.I. Tchaikovsky, Simfonia Nr.6,
“Pathetique”. Ndërkohë Orkestra Simfonike e TKOB do të dirigjohet nga vetë Christian Lindberg.  

lindberg

Drejtuesit e Teatrit të Operës çmojnë arritjet e Christian Lindberg me instrumentin e trombonit, që sipas tyre mund të krahasohen vetëm me ato të Paganinit në violinë dhe të Liszt në piano… Lindberg njihet për gati 300 kompozime për trombon (mbi 90 koncerte), 70 CD të regjistruara, me një konkurs ndërkombëtar të krijuar me emrin e tij, i votuar si instrumentisti më i mirë i shekullit të 20-të për instrumentat e tunxhit së bashku me Miles Davis dhe Louis Armstrong. 

Simfonia Nr.6, Op 74, “Pathétique”  është simfonia e fundit e kompozuar nga Tchaikovsky,e shkruar më 1893. Simfonia është e përbërë nga 4 kohë: Adagio – Allegro non troppo; Allegro con grazia; Allegro molto vivace; Finale: Adagio lamentoso – Andante

Christian Lindberg, përveç karrierës së tij si trombonist, Lindberg ka ndërmarrë edhe një karrierë tjetër të suksesshme, atë të dirigjentit. Në 2009 Lindberg-ut iu dha vendi i dirigjentit kryesor të Orkestrës Filharmonike të Arktikut të Norvegjsië (orkestra e tretë pas asaj të Dhomës Nordike dhe Ansamblit Frymor Suedez).

Këtë pozicion ai e mban akoma dhe me këtë orkestër ka ndërmarrë një sërë projektesh regjistrimi midis të cilave edhe Simfoninë e 4 dhe të 6 të Tchaikovskyt si dhe një turne të gjerë në Japoni, Beethovenfest, Musikverein dhe Salzburg Festspielhaus. Shumë orkestra nga e gjithë bota kanë kërkuar kompozimet e tij dhe ai ka realizuar për to më shumë se 50 kompozime.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme