Lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri, ku humbi gjithë familjen e saj! Vajza që përloti botën është sot 6 muajshe dhe gëzon shëndet të plotë

Lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri, ku humbi gjithë familjen e saj! Vajza që përloti botën është sot 6 muajshe dhe gëzon shëndet të plotë

Afraa

Kur Afraa u gjet në rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, kordoni i saj i kërthizës ishte ende i lidhur me nënën e saj, e cila kishte vdekur menjëherë pas lindjes. Historia dhe video e shpëtimit të saj magjepsi botën dhe solli për pak çaste buzëqeshjen e munguar, në mesin e atyre që përjetuan tragjedinë e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Ardhja në jetë e Afraas mund të duket si një histori e frymëzuar nga filmat apo përrallat, apo nga ato histori të cilat përcillen brez pas brezi si mite, mirëpo ditëlindja e vogëlushes që sot është 6 muajshe do të mbahet mend gjithmonë.

Ajo lindi në një ditë dhe në një moment shumë ndryshe nga lindjet e fëmijëve të tjerë, Afraa mori jetë nën rrënoja, pas një tragjedie që ndodhi në lagjen, qytetin dhe vendin e saj.

Një tërmet i fuqishëm, i cili tronditi kollonat e larta të ndërtesave dhe i hodhi ato në tokë, ndodhi teksa Afrra ishte akoma në barkun e nënës së saj.

Kordoni i kërthizës së vajzës ishte ende i lidhur në momentin që u gjet nga forcat e shpëtimit, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.

Historia e foshnjës së porsalindur, të gjetur nën rrënoja magjepsi botën dhe përloti të gjithë ata që panë videon e saj.

Sot Afraa është 6 muajshe, nënë e saj e humbi sapo erdhi në jetë duke realizuar misionin e saj dhe duke i dhënë jetën e saj Afraa sot është në duart e hallës dhe xhaxhait të saj, të cilët po e rrisin atë së bashku me shtatë fëmijët e tyre në qytetin sirian Jidayris, jo shumë larg kufirit turk.

"Ajo është ende shumë e vogël, por më kujton babanë dhe motrën e saj Naëara, veçanërisht buzëqeshjen e saj. Edhe ata vdiqën në tërmet," thotë xhaxhai i saj Khalil al-Saëadi.

Më 6 shkurt, një tërmet shkatërrues goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, duke vrarë më shumë se 44 mijë njerëz. Vetëm pasi tërmeti shkatërrues goditi Jindayris, nëna e Afraas lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj. Ajo vdiq para se shpëtimtarët t'i gjenin. Foshnja Afraa ishte e vetmja anëtare e familjes së saj të ngushtë që mbijetoi, babai i saj, Abu Rudaina, dhe katër vëllezërit e motrat i vdiqën, së bashku me nënën e saj.

Khalili kujton qartë momentin kur nxori Afraan nga nën rrënoja.

"Çatia kishte rënë mbi ta. Dikush më thirri dhe më tha se gjetën trupin e një gruaje. Sapo mbërrita, fillova të gërmoj, pastaj dëgjova një zë. Ishte foshnja Afraa ishte ende e lidhur me nënën e saj. Ne ishim të vendosur ta shpëtonim, e dinim se ajo do të ishte i vetmi kujtim i familjes së saj."

Një video dramatike e shpëtimit u shpërnda në mediat sociale dhe u bë virale. Foshnja u dërgua në spital dhe fillimisht iu dha emri Aya, që do të thotë mrekulli në arabisht.

Mjeku që kujdesej për të tha se ajo kishte gunga dhe mavijosje dhe mezi po merrte frymë. Gjashtë muaj më vonë, ato lëndime nuk janë më të dukshme.

“Menjëherë pas tërmetit ajo kishte disa probleme për shkak të pluhurit nga rrënojat, por tani shëndeti i saj është i mirë”, thotë Khalili. E çova te mjeku për ta kontrolluar dhe tani shëndeti i saj është shumë mirë.

Por gjashtë muajt e fundit kanë qenë të vështira. Kur Afraa ishte në spital, mijëra njerëz në mbarë botën ofruan ta birësonin, kështu që Khalil dhe gruaja e tij Hala duhej të vërtetonin se ishin vërtet të lidhur para se të lejoheshin të kujdeseshin për të.

Një nga gjërat e para që bënë Khalili dhe Hala ishte që i vunë një emër të ri: Afraa, pas nënës së saj.

“Ajo tani është një nga fëmijët e mi”, thotë Halili. “Nuk mund të kaloj shumë kohë larg saj.

"Kur të rritet, do t'i tregoj se çfarë ka ndodhur dhe do t'i tregoj fotot e nënës, babait dhe vëllezërve të saj”, u shpreh xhaxhai i saj.

Në total, më shumë se 50 mijë njerëz vdiqën në Siri dhe Turqi, të paktën 4,500 në Sirinë veriperëndimore, ku rreth 50 mijë familje u zhvendosën gjithashtu, sipas OKB-së.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja