'Lindi sa një kokërr molle'! Mbijeton mrekullisht foshnja duke thyer rekord botëror (FOTO)

'Lindi sa një kokërr molle'! Mbijeton mrekullisht foshnja duke thyer rekord botëror (FOTO)

Mbijeton foshnja më e vogël e lindur parakohe. Saybie është foshnja, që u konsiderua sa një kokërr molle pasi nëna e solli në jetë javën e 23 të shtazënisë në dhjetorin e vitit 2018.

Shtatzënia u ndërpre në mes për shkak të një komplikacioni, që vinte në rrezik nënën dhe foshnjen. Mjekët ishin të pashpresë se bebja mund të mbijetonte. Ajo lindi 245 gram dhe ishte 23 cm duke u konsideruar si më e vogla e regjistruar si e lindur parakohe dhe që më pas ka mbijetuar.

Pesë muaj më vonë foshnja ia ka dalë të marrë peshë në mënyrë të konsiderueshme dhe tani është 2.5 kg.  Bebja u mbajt nën kujdes në spitalin Sharp Mary Birch në San Diego të Kalifornisë.

Regjistrimi i mëparshëm i një rasti të ngjashëm ishte një vogëlushe nga Gjermani, e cila peshonte 252 g në vitin 2015 dhe një bebe në Japoni, e cila lindi në fillim të këtij viti dhe peshonte 268 gram./BBC

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • laert: 30/05/2019 17:39

    Paç jete te gjate e shendet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare