Lindi sa një shiringë, foshnja mrekulli sfidon 'një nga një milion' mundësitë për të mbijetuar (VIDEO)

Lindi sa një shiringë, foshnja mrekulli sfidon 'një nga një milion' mundësitë për të mbijetuar (VIDEO)

Foshnja George i mbijetuar

Një fëmijë i parakohshëm i lindur, 3 muaj përpara ka ardhur në  jetë në madhësinë e një shiringe duke sfiduar një nga një milion shanset për të mbijetuar, duke lënë të habitur dhe mjekët që po merreshin me rastin e tij. George Bownes, me peshë vetëm 700 gram sapo erdhi në jetë u lidh direkt me aparaturat për të mbijetuar që do e ndihmonin për të mbijetuar.

Në pesë raste të veçanta, mjekët i thanë prindërve, Hanna Rose, 25 vjeç dhe partnerit të  saj Daniel Boënes, 27 vjeç, se foshnja e tyre Xhorxh do të vdiste por ndryshe nga ç'pritej  ai tanimë është është në shtëpi, me familjen e tij duke gëzuar jetë të plotë. Por pas plotë 26 javësh në spital, foshnja u dërgua mrekullisht në shtëpi.

Me një peshë prej 700 gram, kur lindi ne korrik foshnja e vogël kaloi një infeksion të përgjithshëm dhe meningjitin, duke bërë që prindërit dhe mjekët të besojnë se ai kurrë nuk do të jetonte. Në një prononcim për mediat nëna Hanna u shpreh në një intervitstë të dhënë për mediat: "Isha i bindur se ai do të vdiste kështu dhe është me të vërtetë një mrekulli se ai është këtu me ne".

Por pavarësisht kësaj sfide të kaluar,dhe pse ai nuk ndodhet në spital , i vogli vazhdon akoma të varet nga oksigjeni që e ndihmon të marrë frymë dhe tanimë i duhet përballet me një operacion të shtatë për zemrën e tij, dhe prindërit e tij po mbledhin paratë që u duhen .

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 11/02/2019 23:20

    Ishallah me ndihmen e ALLAHUT TE MADH BEHET MIR.ALLAHU I MADH E KA BER MREKULLIN E PAR QE AI ESH NE JT DHE ISHALLAH E NDIHMON DHE NE VAZHDIMSI.zoti e ruait

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm