Rreth 420 mijë nxënës shqiptarë për herë të parë në historinë e shkollës shqipe janë pa dëftesat shkollore.Të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së 9-të, por edhe ato rezultuan me gabime, çka e bën dëftesën dokument të pavlefshëm për 35 mijë nxënës. Një pjesë prej tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkollë të mesme brenda dhe jashtë vendit.
Deputeti i PD Luçiano Boçi
Denoncimin e ka bërë sot nga selia blu deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili bën përgjgjës për këtë rekord të ri, sipas tij, ministren Lindita Nikolla, që e akuzon për papërgjegjshmëri, paaftësi dhe korrupsion.
Ndërsa ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i është përgjigjur akuzave të deputetit, duke u shprehur se nuk ka dëftesa me gabime dhe as vonesa. Nikolla ka kërkuar që Partia Demokratike të bëjë të ditur faktet dhe jo gënjeshtrat e shpifjet. Por nga ana tjetër ministrja ka thënë se do të shkojë në prokurori për shpifjet e bëra nga Luciano Boçi.
Nuk ka dëftesa me gabime, nuk ka pasur vonesa. Diplomat janë bërë për maturantët që do shkojnë jashtë vendit, PD të tregojë emra dhe fakte për maturantët, ka vetëm shpifje dhe gënjeshtra. Do i drejtohem prokurorisë për shpifjet e bëra nga Luciano Boci. Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla
Hap doktoraturat ti po lei padite e budalliqet qe merresh gjate dites.
Përgjigju