Lindita Nikolla, vizitë zyrtare në Zvicër, takon homologen Kalin! Kryetarja e Parlamentit zvicerian: Shqipëria lider e integrimit rajonal

Lindita Nikolla, vizitë zyrtare në Zvicër, takon homologen Kalin! Kryetarja e Parlamentit zvicerian: Shqipëria lider e integrimit rajonal

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla dhe homologia e saj zviceriane, Irene Kalin

Me ftesë të Kryetares së Këshillit Kombëtar të Zvicrës, znj. Irène Kälin, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi një vizitë zyrtare në Zvicër.

Në takimin me Kryeparlamentaren Kälin mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni.

Nikolla vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë midis parlamenteve të dy vendeve dhe nënvizoi se forcimi i bashkëpunimit parlamentar shërben si nxitës i marrëdhënieve midis dy vendeve e dy popujve tanë.

Gjatë takimit u diskutua mbi vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar e dypalësh në mbështetjen e reformave,  konsolidimin e institucioneve demokratike, përmirësimin e sistemit shëndetësor, fuqizimin dhe modernizimin e arsimit profesional, bashkëpunimin në fushën e sigurimeve shoqërore, energjisë, turizmit etj.

Kryetarja Nikolla, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës në modernizimin e shërbimeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky bashkëpunim do të vazhdojë në mbështetjen e Kuvendit për llogaridhënien, kontrollin dhe etikën parlamentare dhe modernizimin e shërbimeve të Kuvendit.

U diskutua gjithashtu mbi forcimin e diplomacisë parlamentare dhe bashkërendimin e qëndrimeve të dy parlamenteve në organizatat ndërkombëtare.

Duke falenderuar homologen Kälin për mbështetjen e vendosur të Zvicrës për Kosovën, Kryeparlamentarja Nikolla kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë dhe Zvicra të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeparlamentaret Nikolla dhe Kälin diskutuan edhe për mbështetjen e autoriteteve zvicerane ndaj komunitetit shqiptar për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës dhe integrimin dinjitoz në shoqërinë zvicerane dhe nënvizuan se komuniteti shqiptar në Zvicër shërben si urëndërtues i miqësisë midis Zvicrës dhe Shqipërisë e Kosovës. Kuvendi i Shqipërisë po mbështet komunitetet shqiptare jashtë vendit dhe lehtësimin e nxitjen e kontributeve të tyre për zhvillimin e Shqipërisë.

Kryetarja Nikolla informoi bashkëbiseduesit zviceranë se Shqipëria vazhdon të përmbushë të gjitha kushtet përpara takimit të parë të Konferencës Ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit dhe i ka realizuar të gjitha detyrat në lidhje me reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat në lidhje me të drejtat themelore, mbrojtjen e pakicave apo reformën e administratës publike.

Kryetarja Nikolla e ftoi Kryetaren Kälin për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, vizitë e cila do të realizohet në një kohë të afërt.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Irène Kälin, vlerësoi shumë të suksesshëm bashkëpunimin dypalësh dhe atë parlamentar dhe nënvizoi se ky bashkëpunim do të vijojë të forcohet sepse Kuvendi i Shqipërisë është një partner i rëndësishëm i Këshillit Kombëtar të Zvicrës.

Kalin përgëzoi Kryetaren Nikolla për rolin e Shqipërisë si një lider i integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor si edhe për kontributin e Kuvendit në avancimin e reformave demokratizuese dhe integruese dhe vuri në dukje se Zvicra do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar në mbështetje të Kuvendit për progresin e mëtejshëm të zhvillimit, demokratizimit, reformave dhe integrimit evropian të Shqipërisë. Gjithashtu,  Zvicra do të bashkëpunojë me Shqipërinë, për të mësuar nga përvoja e Shqipërisë si anëtareve jo e përhershme e KS të OKB-së, ku Zvicra sapo është votuar për vitet 2023-2024.

Nikolla, e shoqëruar nga Ambasadori Ilir Gjoni dhe anëtarët e delegacionit, ndoqi një seancë plenare të Këshillit Kombëtar, ku u mirëprit dhe u përshëndet ngrohtësisht nga deputetët.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!