TIRANE - Me qindra besimtarë katolikë i janë drejtuar katedrales së “Shën Palit” për të pritur lindjen e Krishtit dhe për të shkëmbyer urimet e tyre për një Krishtlindje sa më të mbarë, sa më shumë paqe dhe lumturi mes njëri-tjetrit.
...
Besimtarët katolikë janë të parët që kremtojnë lindjen e Krishtit. Edhe katolikët shqiptarë si të gjithë ata në botë u janë drejtuar mrëmjen e 24 Dhjetorit kishave për të pritur mes lutjesh orët e para të 25 Dhjetorit.

Katedralja e “Shën Palit” në kryeqytet është pushtuar nga mijrëa besimtarë, të cilët sfiduan të ftohtin për të ndjekur meshën, por edhe një koncert të mbajtur nga kori i kishës.

Besimtarët shkëmbyen urime e mesazhe të përzemërta për sa më shumë dashuri, paqe e lumturi.

“Gjithë besimtarëve katolikë i urojmë krishtlindje të mbarë, jetë shëndet e begati”, shprehet një besimtare.

“Krishtlindjet sonte përcjellin një mesazh të madh, mesazhin e paqes dhe dashurisë, të sakrifikimit, të lirë, të cdo gjëje, për njerëzoren, për humanen”, thotë për mikrofonin e A1 REPORT, Ferdinand Samarxhi.

“I uroj të gjithë besimtarëve katolikë gëzuar krishtlindjen dhe një vit i mbarë”, uron një tjetër besimtarë.
Rrugët e kryeqytetit të dekoruara me drita vezullues, duket sikur vallëzojnë nën tinguj e muzikës kishtare që lajmërojnë lindjen e Krishtit.

Besimtarët shqiptarë kanë zgjedhur të festojnë pranë një oxhaku të ngrohtë nën atmosferën familjare, kjo duket edhe nga rrugët e boshatisura në kryeqytet

Pas besimtarëve katolik kanë qenë ata ortodoks që kanë kremtuar lindjen e Krishtit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO