Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se Izraeli do të shtyjë operacionin ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, nëse arrihet një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.
Izraeli pret një përgjigje nga Hamasi në 48 orët e ardhshme, në lidhje me propozimin që i ka bërë për të arritur për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
Sipas mediave izraelite, kushtet e propozimit i janë transmetuar Hamasit në Gaza përmes delegacionit egjiptian, të udhëhequr nga shefi i inteligjencës Abbas Kamel, i cili dje zhvilloi pesë orë bisedime me negociatorët izraelitë.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është sot në ditën e 204. Një funksionar izraelian deklaron se një delegacion egjiptian po tenton të rinisin bisedimet me një propozim që do të rezultonte me lirimin e 33 pengjeve, të vetmit ende gjallë. Shteti hebre konfirmon qëndrimin e tij: Të gjejmë një dakordësi të shpejtë ose hymë në Rafah.
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një udhëheqës të grupit terrorist të Kongregatës Islamike në Libanin jugor me dronë. Ndërkohë forcat izraelite thonë se qindra terroristë po dorëzohen në Gaza Ndërkohë, Rebelët e grupit Houthis goditën anijen britanike cisternë me nafte në Detin e Kuq, Andromena dhe dronin amerikan MQ( në hapësirën ajrore të provincës Saada, Jemen, bëri të ditur zëdhënësi ushtarak i grupit të mbështetur nga Irani, Yahya Sarea, citon Al Arabiya.
Israel Katz
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se Izraeli do të shtyjë operacionin ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, nëse arrihet një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.
"Nëse ka një marrëveshje, do të pezullojmë operacionet në Rafah",- është shprehur ai.
Izraeli pret një përgjigje nga Hamasi në 48 orët e ardhshme, në lidhje me propozimin që i ka bërë për të arritur për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
Sipas mediave izraelite, kushtet e propozimit i janë transmetuar Hamasit në Gaza përmes delegacionit egjiptian, të udhëhequr nga shefi i inteligjencës Abbas Kamel, i cili dje zhvilloi pesë orë bisedime me negociatorët izraelitë.
Izraeli pret që Hamasi të lirojë 33 pengje të gjallë që plotësojnë të ashtuquajturat kritere 'humanitare' - gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç dhe të sëmurë - por Hamasi pretendon se ka vetëm 20 pengje që plotësojnë këto kritere.
Propozimi parashikon gjithashtu një fazë të mëvonshme të negociatave, në të cilën do të diskutohet fundi i luftës dhe lirimi i të gjithë pengjeve të tjerë.
Ushtarë britanik
Trupat britanike mund të dërgohen në Gaza për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave nëpërmjet një rruge të re detare, raporton BBC.
Ndërsa SHBA ka thënë më parë se forcat e saj nuk do të zbarkojnë në enklavën palestineze, Britania e Madhe besohet se po shqyrton dërgimin e trupave britanike kur korridori i ndihmës humanitare të hapet muajin e ardhshëm, por për momentin nuk ka një vendim të prerë.
Pengjet dote lirohen dhe Rafa dote bombardohet ky eshte qellimi Izraelit te kryej spastrimin etnik ne Gaza me ndihmen e perendimit dhe sidomos te Amerikaneve qe qellimin e kane qe ne Gaza te ndertohet nji baze ushtarake Amerikane per ta mbrojtur Izraelin nga jashte ,i mjeri popull Palestineze qe dote zhduket te ekzistoj.
Përgjigju