Lindja e një fluture të bukur
Fjalët janë të tepërta pas gëzimit të fitores së Shqipërisë ndaj Rumanisë në këtë kampionat Europian të Futbollit. Bëhen të tepërta edhe pas pamjeve, fotove, lumturisë së përcjellë nga të gjithë shqiptarët anembanë globit.
Fjalët janë të tepërta pas gëzimit të fitores së Shqipërisë ndaj Rumanisë në këtë kampionat Europian të Futbollit. Bëhen të tepërta edhe pas pamjeve, fotove, lumturisë së përcjellë nga të gjithë shqiptarët anembanë globit.
Por ama ia vlen të nënvizojmë 1000 herë e të shpërndajmë një gjë të mirë, të bukur. Bota lëviz me mesazhe dhe imazhe dhe deri tani mesazhet tona, në këtë Europian, për Botën e tërë ishin nga më të mirat: Skuadër e superimpenjuar në fushë për fitoren, ndeshjet një spektakël i vërtetë, tifozeri plot mirësjellje, pozitivitet, hare dhe koreografi spektakolare.
Për mua, që nuk kam shkuar të shoh ndonjëherë ndonjë ndeshje futbolli në stadium dhe nuk di si funksionon organizimi i tifozëve, ishte një magji e jashtëzakonshme. Tifozët e vërtetë e kanë më të lehtë të përfshihen në një ndeshje, por kush nuk është tifoz, kërkon spektaklin. Herë të tjera, para këtij Europiani, ta them me sinqeritet, i përdorja ndeshjet e Kombëtares sonë për t'ia tërhequr një sy gjumë në divanin e shtëpisë. Më dukeshin të ekzagjeruara ato pamjet e festimeve të ndeshjeve të mëparshme në rrugët e Tiranës, kur nuk shihja spektakël në lojën e realizuar në fushë. As nuk e kisha menduar ndonjëherë të blija një biletë për në stadium, e të merrja rrugën qindra kilometra për të parë ndeshjen e skuadrës sonë. E kam bërë për një teatër, për një opera, për një ndjeshje jo. Nuk më kishte përfshirë deri tani. Disa miq shkuan deri në Francë me makinë, morën dhe fëmijët me vete duke zgjedhur rrugët më ekonomike, arritën të shohin në stadiumet e Francës spektaklin e Kombëtares sonë. Më habisnin, por bënë mirë. Shumë mirë. Të jesh protagonist i një evoluimi kaq të bukur të skuadrës kuqezi nuk ka të paguar, të japësh kontributin tënd në këtë entuziazëm të përmasave globale, merr akoma më shumë vlerë.
Në këtë lumturi të përgjithshme, pamë lindjen e një fluture të bukur nga një larvë e zakonshme futbolli. Shumë vetë e dinin dhe besonin që ishte një rrugë pa kthim e u gëzuan në kohën e duhur duke asistuar e shoqëruar lindjen e kësaj bukurie.
Ne të tjerët, e kuptuam pak më vonë, por jemi gjithashtu mirënjohës për spektaklin e ofruar prej kuqezinjve. Tani urojmë e dëshirojmë që flutura e bukur të fluturojë e jetojë sa më shumë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2804
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46