Të paktën 129 persona u vranë në Iran dhe 6 në Irak, ndërkohë 500 të tjerë u plagosën në Iranin perëndimor, thanë mediat shtetërore, me katër të tjerë të raportuar në Irak. Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.
Tërmeti shkaktoi panik, ndërsa banorët u largohuan nga shtëpitë e tyre duke dalë në rrugë.
Xhamitë në kryeqytetin iraken Bagdad shpërndanin lutje përmes altoparlantëve.
Shumë nga viktimat ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit, tha shefi i shërbimeve të emergjencave të Iranit, Pir Hossein Koolivand, sipas kanalit televiziv iranian IRINN.
Dëmtimet u raportuan në të paktën tetë fshatra, ekipet e shpëtimit u penguan nga rrëshqitja e dheut.
Tërmeti goditi 30 km në jugperëndim të Halabjes, pranë kufirit verilindor me Iranin.
Përplasja e pllakave tektonike ka ndodhur në një thellësi prej 33.9 km , ndërsa dridhjet u ndjenë në Turqi, Izrael dhe Kuvajt.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com