JERUSALEM - Izraeli u gjend i sulmuar nga tre fronte të ndryshme dje dhe sot, me predha të lëshuara nga Siria dhe Libani prveç atyre që vijnë nga Rripi i Gazës.
Deri tani asnjë grupim nuk i ka marrë përsipër këto sulme me prejardhje nga Siria dhe Libani, dy fqinjë me të cilët Izraeli teknikisht ndodhet në gjendje lufte.
"Të paktën pesë predha të lëshuara nga Siria prekën pika të ndryshme të zonës së Golanit", njoftoi ushtria izraelite. Golani është pushtuar nga Izraeli që prej luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967.
Aktualisht për Izraelin çështja qëndron të dijë nëse këto goditje ishin për shkak të luftimeve që janë duke u zhvilluar në territorin sirian ose jo.
"Ushtria izraelite nuk i është përgjigjur këtyre sulmeve", njoftoi një zëdhënës i ushtrisë, ndrysh nga ç'ndodhi në muajin korrik kur një predhë e lëshuar nga Siria detyroi Izraelin të sulmonte pozicione të ushtrisë siriane.
Dje në mbrëmje, një predhë e lëshuar nga Libani ra në Galilenë e Sipërme, në veri të Izraelit, por pa shkaktuar dëme apo viktima./ATSH/
/Shqiptarja.com