Aktorja Lindsay Lohan ka shumëfishuar padyshim vlerën aktuale të revistës Playboy me shitjet marramendëse të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë Amerikës. Faqja e internetit TMZ ka deklaruar se në qytetet e mëdha si New York apo Los Angeles revista ka “fluturuar” nga dyqanet e shitjës së revistave e gazetave, duke bërë që të nisin porositë për prodhimin e kopjeve të tjera. Për këtë qëllim kompania ka rinisur shtypjen e një kontigjenti tjetër revistash, pas shitjeve të paparashikuara. Kompania theksoi se nuk e kishte planifikuar që të kishte kaq shitje, duke menduar se shfaqja në internet e imazheve të numrit të ri të revistës, mund të kishte ulur sadopak interesin për lexuesit. Por në fakt ka ndodhur e kundërta. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në versionin online të iPlayboy.com, ku shitjet janë rritur ndjeshëm.