Polici parandalon vrasjen në mes të Tiranës/ 39-vjeçari i sapo dalë nga burgu, zihet me çiftin e panjohur në makinë dhe tenton t'i shtypë (PAMJET e rralla nga ndërhyrja)

Nëse një polic i Shqiponjave nuk do të kishte ndërhyrë, gjithçka mund të kishte përfunduar në tragjedi. 29-vjeçari Shkëlzen Tafa nuk ndodhej në shërbim, por krejt rastësisht, me të parë se në mes të rrugës, në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po rrezikohej jeta e një çifti, burrit dhe gruas së tij shtatzënë, ka nxituar të ndërhyjë duke i nxjerrë armën për ta neutralizuar shoferin e një makine që po tenonte t’i merrte para duke i shtypur.

Një ngjarje e pazakontë e filmuar nga qytetarët, siç është edhe momenti kur efektivi i policisë i nxjerr armën dhe zbret nga makina shoferin që rezultoi të jetë Tualant Mekollari, një 39-vjeçar me precedent penalë, i sapodalë nga burgu.

Report Tv mëson se gjithçka nisi për një parakalim automjetesh që lëvizinin pranë njëri-tjetrit në rrugën “Besim Alla” ditën e dielë. Edhe Mekollari ndodhej në makinë në shoqërinë e një gruaje, por sapo ka ndodhur parakalimi ka dalë duke qëlluar me grushte e duke kërcënuar shoferin në makinën tjetër, Glodmir Malaj. Të dy shoferët, që nuk njiheshin me njëri-tjetrin janë përfshirë në përleshje fizike.

Ngjarja u zhvendos edhe në bulevardin “Migjeni” dhe nuk u mbyll me aq.

Pasojat e asaj që mund të vinin i ka ditur shumë mirë edhe gruaja që ndodhej me Mekollarin. Në Video ajo dëgjohet t’i thotë çiftit tjetër të largohen pasi 39-vjeçari sapo ka dalë nga burgu. As thirrjet e gruas për të mos shkaktuar situatë më të rëndë nuk e ndalën Taulant Mekollarin të hipë në makinën e tij dhe të tentojë të shtypë çiftit që ndodhen në këmbë jashtë automjetit të tyre të ndalur në mes të rrugës. Por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas vetëm makinën e çiftit.

Ky është edhe momenti kur ndërhyn polici i Shqiponjave që ndodhej rastësisht në atë zonë. Ai nxjerr armën dhe i kërkon Mekollarit të dalë nga makina, derisa mbërrijnë edhe përforcimet me forca të tjera rendi që e arrestojnë.

39-vjeçari ishte arrestuar në 2008 në Skrapar për trafik të lëndëve narkotike dhe armë, ndërsa tashmë do të përballet me akuzën e “Vrasjes së mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Policia njofton se në gjendje të lirë po procedohet edhe Glodmir  Malaj për plagosje të lehtë me dashje për konfliktin me Mekollarin, ndërsa mësohet se edhe më herët ka qenë i dënuar për plagosje të rëndë.

1618817088_POLICI.jpg

Momenti i nderhyrjes se policit 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
PAMJET E RRALLA nga tentativa e vrasjes në Tiranë, polici hero shpëton çiftin  

 

Një polic gjakftohtë shpëtoi sot vrasjen e një çifti në mes të Tiranës. Burrë e grua ishin konfliktuar për një parakalim të makinës me një person i sapo dalë nga burgu i cili në agresivitet e sipër tentoi të fusë burrin dhe gruan shtatzënë nën rrotat e makinës. Këto janë pamjet që Report Tv siguron dhe që shfaqin të gjithë dinamikën e çfarë ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

 

Ora 11:50
Tentoi të përplaste me makinë çiftin e bashkëshortëve, Taulant Mekollari i dënuar më parë për trafik droge! Sherri nisi për parakalim të gabuar

 

Taulant Mekollari, i arrestuar pasditen e së dielës në bulevardin "Migjeni" në Yzberisht, duke tentuar të godas me mjetin e tij një çift bashkëshortësh, rezulton të jetë i dënuar më parë me shërbim prove, me vendim gjykate. Dënimi i është dhënë për trafikim të lëndëve narkotike përgjatë vitit 2008.

Përsa i përket ngjarjes së djeshme në Yzberisht, burimet saktësojnë se konflikti midis Metollarit dhe personave të tjerë të përfshirë, ka nisur për motive banale. 10 minuta përpara se konflikti të kalonte deri në përmasat që mori në bulevard, mjetet kanë qenë duke lëvizur në një rrugë afër njëra-tjetrës dhe sherri ka nisur për parakalimin e njërit prej mjeteve. Më pas kanë nisur grindjet me fjalë, sharje dhe grushta. Prania rastësore e efektivit Shkëlzen Tafa ka shmangur një tragjedi të mundshme pasi Mekollari ka shfaqur shenja të theksuara agresiviteti.

Ora 09:47
Ky është polici që parandaloi vrasjen e dyfishtë dje në Yzberisht

Ky është polici Shkëlzen Tafa ai i cili ka parandaluar vrasjen e dyfishtë ditën e  djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Në bulevardin "Migjeni", pas një sherri fizik mes tyre, 39-vjeçari Taulant Mekollari, ka hipur në makinën e tij dhe ka tentuar të godasë me mjetin e tij G. M. dhe bashkëshorten e tij shtatzënë. Por situata ka agravuar dhe në ato momente ka ndërhyrë polici duke arrestuar agresorin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 19/04/2021 19:19

    Sinqerisht te Shqiptaret ka vonuar evolucioni - edhe dy qime me shume ne trup do kishin mbet Babuna a Shimpanza a Gorilla a Orangutana ose dicka si planeti Majmunave.

    Përgjigju
  • Pano: 19/04/2021 15:15

    Bravo polici. Ka parandaluar nje tragjedi.

    Përgjigju
  • Eri: 19/04/2021 15:00

    Ja falte zoti shpirtin policit hallall ta bofte zoti

    Përgjigju
  • Beni: 19/04/2021 14:45

    Bravo polici sjellje korrekte

    Përgjigju
  • Rom6: 19/04/2021 12:35

    Bravo

    Përgjigju
  • Toni: 19/04/2021 10:17

    Bravo policit...

    Përgjigju
    • Greku: 19/04/2021 12:12

      Bravo bravo polici

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?