Numri i lindjeve në vendin tonë, për tremujorin e parë të vitit 2023, ka rënë në nivelin më të ulëta historike të regjistruara ndonjëherë më parë.
Raporti më i fundit i INSTAT, për treguesit demografikë ka nxjerrë në pah se lindshmëria për muajt janar, shkurt dhe mars ka rënë me 16.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj kohe kanë ardhur në jetë 5.164 foshnjë, rreth 1 mijë më pak se një vit më parë.
Vetëm katër prej 12 qarqeve, raportojnë shtesë pozitive natyrore. Tirana kryeson në gjithë vendin me 1.939 lindje, pasuar nga Durrës, Elbasani dhe Fieri.
Në 8 qarqet e tjera, shtesa natyrore është negative që do të thotë se ka pasur më shumë vdekje se sa lindje. Më pak lindje në të gjithë vendin gjatë periudhës Janar-mars 2023, ka pasur në Gjirokastër, pasuar nga Kukësi e Lezha.
Probblematikën e uljes së lindshërisë, e preku në kuvend edhe Kryeministri Edi Rama, që foli edhe për pasojat që do të ketë ky fenomen.
Tendenca e uljes së ndjeshme së lindshmërisë, u vu re edhe vitin e kaluar, ku në krahasim me vitin paraardhës 2021, numri i lindjeve në vendin tonë ra në gjithë vendin me 9.3%.
Por në këtë publikim, lajmi i mirë është se vdekshmëria është ulur, duke u kthyer në nivelet e para pandemisë. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, sipas INSTAT, numri i vdekjeve ka rënë me 31,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
23.6%
-
Jo
68.6%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3792
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Dakos, Vangjeli: Çdokush në Tiranë do habitet nga dosjet në vijim! Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: SPAK të rrisë ritmin e arrestimeve të zyrtarëve të lartë
7 Qershor, 14:37
-
Rikonstruktimi i godinave te Qytet Studenti, Rama: Gati për 600 studentë
7 Qershor, 08:36
-
Rama takim me ambasadoren Yuri Kim, disa orë në rezidencën amerikane
6 Qershor, 22:00
-
Arrestimi i Vangjush Dakos, Rama nga Berati: S’është e lehtë por jemi krenarë që goditen njerëz të lidhur me pushtetin! Duhet durim në luftën kundër korrupsionit
6 Qershor, 18:17
-
Rama për Financial Times: Problemi me emigrantët e paligjshëm po zgjidhet falë edhe qasjes ndryshe të Sunak për bashkëpunim dypalësh
6 Qershor, 16:02
-
Skema Kombëtare e Mbështetjes, Rama: Fermerët kanë përfituar mbi 4 milionë litra naftë falas për punimet e mekanizuara në bujqësi
6 Qershor, 10:50
-
Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’ju cënojë krenarinë për PS
5 Qershor, 19:09
-
Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër tju cenojë! Shumë shpejt mbyllim zyrat e Kadastrës
5 Qershor, 17:40
-
Dita Botërore e Mjedisit, nis pastrimi i bregdetit në Vlorë! Nxënësit pastrojnë vijën liqenore të Fierzës! Rama: Gati për të pritur turistët
5 Qershor, 15:50
-
Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama kritikon Sunak: E shpiku dramën për përfitime politike! E mjerueshme, lë shije të keqe
5 Qershor, 14:57
-
Hapen aplikimet për praktikat e punës në administratë dhe institucione, ja si mund të aplikojnë të rinjtë! Muzhaqi: Bëhuni pjesë
5 Qershor, 08:08
-
Rama ndan fotot nga festivali i 'UNUM' në Shëngjin: Marrin pjesë 95 artistë ndërkombëtarë dhe mbi 20 mijë të rinj nga e gjithë bota
4 Qershor, 22:20