Linja ajrore kineze këshilla raciste
për ata që udhëtojnë drejt Londrës

Turistët që udhëtojnë nga Kina drejt Londrës këshillohen të qëndrojnë larg zonave të populluara me indianë, pakistanezë dhe njerëz me ngjyrë.
 
Këto këshilla raciste janë shkruar në një nga revistat që udhëtarët mund të lexojnë gjatë fluturimit.
 
Artikulli i shkruar në gjuhën kineze dhe angleze shkruante:"Londra përgjithësisht është një vend i sigurt për të udhëtuar, megjithatë duhet të kini kujdes në zonat e populluara nga indianët,pakistanezët dhe njerëzit me ngjyrë. Këshillojmë turisët që të mos lëvizin vetëm gjatë natës ndërsa gratë sugjerohet që të jenë gjithmonë të shoqëruara gjatë udhëtimit".
 
Air China është një nga tre kompanitë më të mëdha ajrore aziatike dhe ka dy fluturime në ditë midis Londrës dhe Beijing. 

Air China

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve