Kompania italiane ‘Grandi Navi Veloci” do te operoje ne linjën e re te trageteve Durrës-Bari, duke u bërë kompania e tretë që operon në këtë intenerar.
Me rritjen e konkurrencës në linjat e trageteve, pritet të ulet çmimi i biletave dhe të rritet cilësia e shërbimit ndaj pasagjerëve, ndërsa A1 Report sjell pamje filmike të tragetit që do vihet në dispozicion të pasagjerëve në këtë linjë.
Përfaqësuesit e kompanisë Italiane zhvilluan një koktej në Tiranë ku të ftuar ishin personalitete të fushave të ndryshme, të cilët u njohën me shërbimet që do ofrojë kjo kompani, ndërsa u shpërndanë edhe cmime të ndryshme.
Matteo Catani Drejtor i Përgjithshëm i “Grandi Navi Veloci” gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve theksoi se me qëllimin për të ndërkombëtarizuar aktivitetin e saj, kompania synon të investojë në Detin Adriatik duke lidhur dy portet gjate gjithë vitit.

“Kemi zgjedhur Shqipërinë sepse është një treg ku mendojmë se mund të sjellim një vlerë të madhe të shtuar. Kemi anije moderne dhe për të hedhur në treg linjën e re në Shqipëri kemi përzgjedhur një anije të re e cila në këtë moment së bashku me grupin MSC jemi duke ristrukturuar tërësisht për të tu përshtatur me tregun shqiptar dhe gjithashtu mendojmë të përmirësojmë nivelin e shërbimit të pranishëm sot në tregun shqiptar. Tregu shqiptar ka disa të dhëna mjaft interesante që bazohen sot tek komunitetet shqiptare të pranishme veçanërisht në Itali, por edhe në vende më në veri në Evropën Qendrore, por që duam dhe mendojmë të rrisin gjithashtu me një segment turistik, i cili është një segment që mendojmë se do të ketë interes të lartë të Shqipërisë si vend”, u shpreh Martinoli.

Mësohet se kjo linjë tragetesh, udhëtimin e pare në këtë linjë do ta kryejë më 31 korrik 2015, teksa gjatë sezonit turistik kjo kompani do të ofrojë 7 udhëtime në jave dhe pjesën tjetër të vitit 3 udhëtimë në jave.
Gjithashtu raportohet se trageti do të niset në orën 23:00 nga Bari dhe 11:00 nga Durrësi
Shumë shpejt do të mundësohet rezervimi i biletave të tragetit të ofruara nga GNV-ja në agjencitë turistike.

Foto të tjera

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO