Linja e re ajrore Tiranë-Kretë, Veliaj: Shtojmë fluturimet me Selanikun dhe Mykonos

Linja e re ajrore Tiranë-Kretë, Veliaj: Shtojmë fluturimet me Selanikun dhe Mykonos

Në prag të sezonit turistik, aeroportit “Nënë Tereza” i është shtuar edhe një linjë e re direkte Tiranë-Kretë, e cila u vjen në ndihmë edhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë atje. Krahas linjave direkte me Athinën dhe Kretën, shumë shpejt do të shtohen edhe fluturimet nga Tirana drejt Selanikut dhe Mykonos.

Në ceremoninë e uljes së avionit të parë të linjës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo linjë e re është një lajm i jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar në Greqi, por edhe për turizmin në vendin tonë.

“Është patjetër një lajm i mirë për sezonin turistik, për turistët që shkojnë andej e këtej kufirit, qoftë në Kretë, qoftë në Tiranë, por edhe për turistët evropianë e amerikanë, që vizitojnë gjithë zonën e Ballkanit dhe e kanë mundësinë t’i shohin të dyja vendet. Ama, është një lajm fantastik edhe për komunitetin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë në Kretë, të cilët janë një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Veliaj.

Teksa vlerësoi liberalizimin e tregut dhe uljen e barrierave, Veliaj u shpreh se këto fluturime kontribuojnë edhe në ndërtimin e urave të miqësisë.

“Sot kemi realitetin e këtij fluturimi të dytë që na lidh me fqinjët tanë, me Greqinë, dhe sigurisht dy udhëtimet e tjera në Mykonos dhe Selanik do të na afrojnë edhe më shumë. Sot jam krenar për punën që ka bërë kryeministri për liberalizimin e politikave aeroportuale, po aq krenar edhe për punën që ka bërë ministrja Balluku. Do të thotë se ne, njerëzit, e paskemi në dorë vetë; nëse duam të liberalizojmë tregun, nëse duam të ulim barrierat, nëse duam të promovojmë këto ura nëpërmjet ajrit mes popujve”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana është kryeqyteti ballkanik më i lidhur me Europën.

“Nuk besoj se mund të kishte një vit më të duhur se ky, kur Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë, për të pasur të gjitha këto lajme të mira. Sot jemi me krenari qyteti më i lidhur në Ballkan, patjetër me Italinë dhe me fqinjët”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë komentoi edhe çështjen e çmimeve të shërbimit hotelier në vendin tonë dhe të hapjes së aeroportit të Kukësit.

“Ftesa për të gjithë, sidomos për ata që, sportin e cinizmit dhe të skepticizmit e kanë kthyer si një sport kombëtar, mos shani njerëzit që punojnë, as ata që merren me industrinë e turizmit, as ata që merren me linjat ajrore, as ata që merren me hotelet”, nënvizoi Veliaj.

Sarantis Moschovis, përfaqësues i Ambasadës së Greqisë në Shqipëri vlerësoi kontributin e shqiptarëve në shoqërinë greke dhe nivelin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Nuk duhet të harrojmë kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe sjellin reminitancat në Shqipëri. Perspektiva për të shtuar më tepër zhvillimin e rrjedhës së turizmit dhe marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, janë shumë premtuese. Do doja të përgëzoja kryebashkiakun për këto përpjekje frymëzuese dhe punën e palodhur për t’ia arritur kësaj dite”, theksoi Sarantis Moschovis.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Caja: 30/05/2022 19:19

    E mire eshte linja e mikonosit,,,CO gruan tende erion atje vetem......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë