TIRANE- Nuk u deshën më shumë se dy ditë, pas zbulimit publik ekskluziv të së shtunës së kaluar, në faqet e Shqiptarja.com, të një skandali me përmasat ndërkombëtare të qeverisë shqiptare, që kjo e fundit të tërhiqet. Ndërkohë, çështja u denoncua edhe në median kosovare dhe mbërriti, madje, në Kuvendin e Shqipërisë.
KOSOVA
Nën titullin "Sali Berisha, me 'mafinë' serbe, kundër Kosovës", edhe gazeta "Zëri" e Prishtinës, nga ana e saj, njoftoi publikun kosovar dje se kryeministri i Shqipërisë ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonieksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi, për momentin, Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior, shkruhej në artikull.
Gazeta "Zëri" shtonte se projekti i financohet nga banka gjermane KfW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t'i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe, por në këtë bllokim ka luajtur pa dyshim rol takimi që biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazlliç, kanë patur në Vjenë me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha. "Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës", citon gazeta një burim të saj.
Një rol të posaçëm për bllokimin, sipas "Zërit", ka patur drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës dhe ish-drejtor i Doganës së Durrësit, i cili, i udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar.
Banka qeveritare gjermane KfË disa herë i është drejtuar kryeministrit, por ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme t'i përgjigjet. "Bllokimi prej një viti i projektit përbën një procedurë kriminale nga ana e bllokuesve, i cili sjell dhe shumë humbje financiare për Shqipërinë. Gjatë kësaj kohe linja, do të ishte në prag të përfundimit", thanë më tej burime të besueshme të gazetës, që kanë publikuar një fotomontazh të Berishës më Fazlliçin dhe Hamoviçin, të cilët, me marrëveshjen e tyre, e lenë Kosovën pa drita.
Gazeta "Zëri" për këtë çështje ka provuar të kontaktojë zyrtarët më të lartë të ministrisë së Financave në Shqipëri, por edhe OST-në, por kontakti me ta ka qenë i pamundur, shkruhet në artikull.
Gazeta po ashtu u ka dërguar zyrtarisht pyetje OST-së dhe ministrisë së Financave, por askush nuk është përgjigjur.
KUVENDI
Ndërkohë, gjatë diskutimit në komisionin e Veprimtarive Prodhuese dje në Kuvend, deputetët opozitarë kanë ngritur problemin e bllokimit të linjës 400 kV me Kosovën. Artan Gaçi deklaroi se duhet të shtohet një paragraf në projektrezolutë, ku të kërkohet me prioritet ndërtimi i linjës së transmetimit 400 kV Shqipëri- Kosovë, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një prioritet shumë të madh të strategjisë kombëtare. Me bllokimin e saj favorizohen monopolistë që janë kundër ndërtimit të kësaj linje, sepse ndërtimi i saj prish monopolin e transmetimit të energjisë elektrike ndërmjet Serbisë, që vazhdon dhe sot e kësaj dite, shtoi ai.
Nga ana tjetër, deputeti Taulant Balla deklaroi se Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Damir Fazlliç sabotojnë pavarësinë energjetike të Kosovës, duke i siguruar Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, sepse aktualisht Kosova mund të importojë energji vetëm nga Serbia.
MINISTRI
Kreu i METE-s Nasip Naço deklaroi dje se ka patur probleme gjatë tenderimit, por, pas shqetësimit të qeverisë gjermane, nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse "të zbatohet ligji", pra fituesja mund të fillojë punë për zbatimin e lotit të parë të projektit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com