Linja me Kosovën rrezikon
dështimin,KFW drejt tërheqjes

Linja me Kosovën rrezikon <br />dështimin,KFW drejt tërheqjes
TIRANE-Projektin e “autostradës energjetike” Kosovë-Shqipëri e pret ritenderimi, apo edhe dështimi i plotë, që nënkupton tërheqjen e Bankës gjermane KfW nga financimi i projektit. Kwshtu shkruante dje, në kryeartikullin e saj, gazeta “Zëri” e Kosovës. Sipas saj, gjermanët financues janë shprehur qartë se në asnjë mënyrë projektin nuk do ta realizojë kompania e dytë, e radhitur sipas pikëve, “Energoinvest” nga Bosnja.
Nëse projekti do të ritenderohet, sipas “Zërit”, banka gjermane do të jetë shumë më rigoroze me palët, pasi këto të fundit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes së parë të nënshkruar, duke e kthyer në fazën fillestare gjithë projektin.

Berisha, kundër gjermanëve për linjën
Ndwrkaq njw ditw mw parw, nga Uashingtoni, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria vazhdon të jetë e vendosur për anulimin e tenderit për ndërtimin e linjës së interkonieksionit të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë, në rast se nuk shpallet fituese kompania nga Bosnja, që ka dhënë çmimin më të ulët, por nuk realizon kushtet teknike, për të cilët jepeshin 70 për qind e pikëve.

Kosova, 80 mln euro për Fazlliç-Hamoviç
Kompanitë e biznesmenëve serbë Damir Fazlliç dhe Vuk Hamoviç kanë kontraktuar shitje energjie me Kosovën për rreth 80 milionë euro, shkruan gazeta e Kosovës “Zëri”. Vuk Hamoviç është bashkëdrejtues i kompanisë EFT dhe kjo e fundit, vetëm gjatë periudhës nga janari 2012, deri në mars 2013, pritet t’i shesë Korporatës Elektroenergjetike kosovare KEK energji me vlerë rreth 25 milionë euro, Ndërsa nga kompania “Rudnap” e Fazlliçit Korporata kosovare për të njejtën periudhë pritet të blejë energji në vlerë prej 6 milionë eurosh. Çmimet nuk do të jenë aspak të lira, vijon “Zëri”. Kështu, Rudnap-it do t’i paguhen 84 euro për një megavatorë, ndërkohë që EFT-së do t’i paguhet rreth 80 euro.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha për gazetën “Zëri” se vitin e kaluar Korporata ka blerë energji nga EFT në vlerë prej 18.3 milionë eurosh, me 69.09 euro për një megavatorë, ndërsa çmimi mesatar i një megavatore që i është paguar Rudnap-it kishte arritur në 88.11 euro dhe importi i përgjithshëm 2.3 milionë euro. Në vitin 2010, EFT i kishte shitur KEK-ut energji elektrike me vlerë prej 22.9 milionë eurosh, me një çmim prej 62.65 euro për megavatorë, ndërsa Rudnap 3.4 milionë euro me 50.33 euro megavatorën. Bllokimi i ndërtimit të linjës së interkonieksionit Shqipëri-Kosovë nga ana e kryeministrit Berisha, shkruan më tejë “Zëri”, u ka siguruar kompanive nga shteti i Serbisë monopol në eksportin e energjisë në Kosovë.
(gk/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës