Linjat ajrore nga SHBA-ja, Evropa dhe Azia kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Vendimi vjen pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Hakmarrja e pritshme nga Irani kundër Izraelit ka rritur rreziqet e sigurisë, duke ndikuar në operacionet e linjave ajrore.
‘United Airlines’, e cila realizon 14 fluturime javore midis Neë Yorkut dhe Izraelit, ka pezulluar fluturimet drejt Izraelit deri më 6 gusht. Edhe kompani të tjera gjithashtu pezulluan fluturimet e tyre drejt Izraelit. Ndërkohë janë pezulluar fluturimet midis Cyrihut dhe Tel Avivit të paktën deri më 8 gusht, duke përmendur sigurinë e ekuipazhit dhe pasagjerëve.
Gjithashtu pezullimi i fluturimeve Cyrih-Tel Aviv, që fillimisht do të përfundonte më 29 korrik, është zgjatur deri më 12 gusht. Po ashtu edhe linja ajrore gjermane njoftoi se ka pezulluar fluturimet drejt Bejrutit dhe Tel Avivit përkatësisht deri më 8 dhe 12 gusht.
Linja ajrore tha se do të monitorojë situatën në terren për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë fluturimet. Edhe nga India ka ndodhur e njëjta gjë. Transportuesi i flamurit të Italisë, njoftoi se fluturimet drejt dhe nga Tel Avivi janë pezulluar deri më 6 gusht për shkak të “zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve të saj”. Kompani fluturimi nga Polonia, gjithashtu janë detyruar të marrin këtë vendim.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.1%
-
Jo
80%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli krijon agjenci për mbikëqyrjen e largimit të palestinezëve nga Rripi Gazës
25 Mars, 09:12
-
Izraelitët vrasin 2 gazetarë në Gaza, mes tyre dhe një i Al Jazeera
24 Mars, 20:12
-
Gaza/ Izraeli vijon ‘gjuetinë’ e zyrtarëve të Hamasit! Sulmon spitalin, 5 të vrarë, mes tyre funksionarë të grupit palestinez! Protesta kundër Netanyahut në Tel Aviv
24 Mars, 08:54
-
Sulmet ajrore izraelite në Gaza, 50 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës, mes tyre edhe një zyrtar i Hamasit
23 Mars, 16:02
-
Lufta/ Drejtuesi politik i Hamasit vritet në një sulmi ajror! Ushtria izraelite kërkon evakuimin e një lagjeje në Rafah, në Tel Aviv ndizen sirenat e alarmit
23 Mars, 08:45
-
Lufta/ Izraeli godet Libanin, sulme hakmarrëse me raketa ndaj bazave të Hezbollahut
22 Mars, 22:47
-
‘Mama jam e lodhur’/ Sulmet e Izraelit në Gaza lënë pas një kalvar traumash tek fëmijët palestinezë, rrëfimi prekës i një 8-vjeçareje
21 Mars, 16:34
-
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme! Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
21 Mars, 16:16
-
Pas sulmeve ajrore, Izraeli nis një operacion të ri tokësor në Gaza
20 Mars, 07:42
-
‘Bixhozi’ i fundit i Netanyahut, rifilloi luftën në Gaza për të shpëtuar karrierën e tij
19 Mars, 16:59
-
Netayahu: Sulmet në Gazë që vranë qindra persona janë “vetëm fillimi”
18 Mars, 21:07
-
Dështojnë negociatat për armëpushimin/ Izraeli sulme masive në Gaza, 413 viktima, mes tyre edhe fëmijë! SHBA: Hamasi nuk liroi pengjet, zgjodhi luftën (FOTO + VIDEO)
18 Mars, 07:01