Lionel Mesi, më i paguari për 2014
edhe pse s'fitoi asnjë trofe në fushë

Lionel Mesi, më i paguari për 2014<br />edhe pse s'fitoi asnjë trofe në fushë
Revista prestigjioze franceze "France Football" publikoi renditjen e futbollistëve që kanë fituar më shumë në 2014. Në vendin e parë renditet argjentinasi i Barcelonës, Lionel Mesi me 65 milionë euro.

Sulmuesi edhe pse nuk arriti të fitonte asgjë me Barcelonën dhe me kombëtaren argjentinase në Botëror në nivel ekipor, por edhe në atë personal, pasi humbi garën me Ronaldon për “Topin e Artë” ngushëllohet me faktin që ka fituar më shumë se të gjithë.

Paga e Mesit është 20 milionë euro ndërsa 45 milionë janë derdhur nga sponsorët. Në vendin e dytë pozicionohet Ronaldo me 54 milionë euro. Pas portugezit vjen një tjetër lojtar i Barcelonës, Neymar ndërsa vetëm vendi i 4 për Garet Bale. Përsa i përket trajnerëve kryeson Mourinho, i ndjekur nga Anceloti dhe Guardiola.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni