Lionel Messi, njeriu i rekordeve
Ja 50 golat më të bukur të tij /Video

Lionel Messi, njeriu i rekordeve<br />Ja 50 golat më të bukur të tij /Video
Në Zyrih mbrëmjen e së hënës në ceremoninë Gala të dorëzimit të “Topit të Artë” nuk pati surpriza dhe mbrëmja I takoi atij Leo Messit.
 
Argjentinasi I Barcelonës fitoi Topin e Artë për herë të 5-të pasi e kishte fituar 4 herë radhazi në vitet 2009,2010,2011 dhe 2012.
 
Ishte një fitore e paralajmëruar pas sezonit fantastic të bërë nga numri 10-të blaugrana.52 gola në vitin 2015 dhe plot 5 trofe të fituar gjatë vitit që lamë pas nuk kishte se sit ë mos reflektoheshin në një çmim individual prestigjoz.
 
Argjentinasi ka siguruar 41.33 % të votave duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 27.76 % dhe Neymar me 7.86 %.I emocionuar argjentinasi pasi morri trofeun u shpreh:Është një moment shumë special për mua që rikthehem të fitoj këtë çmim pasi dy vitet e fundit shikoja Ronaldon që e fitonte.
 
Është e pabesueshme që është I pesti që në fakt është një shifër më e madhe nga ajo që kisha menduar kur isha I vogël.
 
Por pa shokët e mi nuk do të ishte e mundur e gjithë kjo arritje por mbi të gjitha dua të falenderoj futbollin për atë që më ka bërë të jetoj në të mirë e në të keq” përfundon Messi.Një ditë më pas I gjithë shtypi botëror është në unison me Messin fitues.
 
Nëse shohim pak numrat e argjentinasit ato janë me të vërtetë impresionues.Së pari:Leo Messi e ka fituar 5 herë Topin e Artë si askush më parë duke vendosur rekord më vete.Viti 2015 solli 52 gola për Messin me fanellën e Barcelonës dhe Argjentinës.
 
Me katalanasit vitin që lamë pas Messi shënoi në 6 kompeticione nga të cilat skuadra fitoi 5.Në moshën 28 vjeçare ylli argjentinas ka luajtur deri tani 503 ndeshje me Barcelonën duke shënuar plot 430 gola me një mesatare mbreslënëse 0.85 gola për ndeshje.
 
26 tituj ka fituar Messi me Barcelonën po aq sa shoku i tij Andres Iniesta.295 herë ka tundur rrjetat në La Liga Leo Messi 44 gola më shumë se golashënuesi më i mirë Telmo Zarra.
 
3 gola shënoi në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Granadas dhe në total tregolëshat e Messi me katalanasit janë 28.
 
Ka fituar gjithçka me Barcelonën por edne I mungon një trofe madhor me Argjentinën një Kupë bote.
 
Aq sa edhe 28-vjeçari shprehet I gatshëm të ndërrojë 5 “Topat e Artë” me një Botëror.Kapiteni ka zhvilluar 105 ndeshje me Argjentinën duke shënuar 49 gola ndërsa rekord “pleshti” vendosi në vitin 2012 duke shënuar në nëj vit kalendarik 91 gola.
 
Përcaktimet për të janë ët shumta ,alien ,jashtëtokësor apo edhe gjeni.Diskutimi për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave do të bëhet në çdo moment dhe është e vështirë të zgjedhësh njërin por një gjë është e sigurt jemi me fat që jetojmë dhe shijojmë epokën e Leo Messit.
 
Nga rreth 500 gola që ka shnëuar argjentinasi është e vështirë të zgjedhësh por gjithsesi një klasifikim me 50 më të bukurit mund të bëhet.
 
Messi është nga ata lojtarë që di të shënojë në cdo pozicion.Ai shënon jo vetëm me të majtën këmbën e tij të preferuar por edhe me të djathtën.
 
Gola spektakolar drejtpërdrejt nga goditja e dënimit dhe gola të pabesueshëm ku topi merret në mesfushë driblohen 4 apo 5 kundërshtar dhe topi më pas përfundon në rrjetë.
 
Goli më I bukur I argjentinasit mbetet ai I shënuar në sezonin 2006-2007 në “Camp Nou” ndaj Getafes një gol alla Maradona.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë