Sipas asaj që bëhet e ditur nga gjykata, për çdo ditë që ylli i katalanasve do të duhej të kalonte në burg, do të paguaj 400 euro, një total prej 252 mijë euro.
Messi së bashku me babin e tij, Jorge, u shpallën fajtor për mashtrim me taksat për një shumë prej 4.1 milionë euro gjatë vitit 2007 dhe 2009, akuzë për të cilën babai i tij u dënua me 15 muaj burg, dënim i cili u konvertua në një gjobë prej 180 mijë euro.
Pavarësisht dënimeve të marra, ashtu si ylli argjentinas edhe babi i tij, nuk priteshin të shikonin qoftë edhe për një ditë të vetme në qeli, pasi në sistemi e drejtësisë në Spanjë, të gjitha dënimet nën 2 vjet mund të konvertohen në shërbim prove.
(D.T/Shqiptarja.com)