TIRANE - Reshjet e shiut kanë rritur sërish prurjet e ujit në liqenin e Fierzës, duke e mbajtur në nivelin maksimal të tij, edhe pse në punë janë të katër turbinat e hidrocentralit. Prej më shumë se një muaji, prurjet e larta të ujit kanë bërë që niveli i liqenit të Fierzës thuajse të mos ndryshojë.
Burime nga salla e komandës së hidrocentralit të Fierzës pohuan se prurjet e ujit në orët e mëngjesit të ditës së djeshme ishin 430 metër kub në sekondë, gjë që ka sjellë rritjeje të nivelit të ujrave të liqenit, që ndodhen në kuotën 296.80 metra mbi nivelin e detit.
Kjo mundëson prodhim maksimal të energjisë elektrike dhe një furnizim normal edhe në periudhën e thatë të verës. Kjo, pasi liqeni i Fierzës shërben si rregullator edhe për dy hidrocentralet e tjerë të kaskadës së Drinit: Vaut të Dejës dhe Komanit.
Niveli maksimal i liqenit të Fierzës konsiderohen në kuotën 296-297 m, por mund të lejohet të arrijë në raste të rralla deri në nivelin e 298 metrave mbi nivelin e detit. Në nivelin e tij maksimal, liqeni ka një sasi uji prej mbi 2.7 miliardë metrash kub ujë, ndërsa niveli 242 metra konsiderohet si ”pika e vdekjes”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com