'Liqeni i Mjellmave' në Pallatin e Kongreseve më 16-17 qershor, primabalerinat rrëfejnë emocionet e skenës

Mund ta themi me plot gojën, që baleti “Liqeni i Mjellmave”, që do të rikthehet në Pallatin e Kongreseve më 16 dhe 17 qershor, i dedikohet gjeneratës së re të balerinëve të parë të Teatrit Kombëtar të Operës. 

Primabalerinat Adela Muçollari e Ledia Sulaj dhe këta balerinë të rinj Fajton Lito e Anxhelo Muçollari janë katër yjet që premtojnë dy netë magjike për publikun e Tiranës. Adela Muçollari ndihet e lumtur për rolin që ka marrë jetë për herë të parë në Tetarin e Operës nga koreografi i ndjerë Agron Aliaj.

Këtë herë ky balet vjen ne skenë i përshtatur nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Baleti është një sprovë për balerinët ku çdoherë kërkohet energji lëvizje dhe elegancë. 

Artsitë ndërkohë po zhvillojnë provat, për ta rifreskuar jo vetëm në detaje, por edhe me protagonistë të rinj baletin që u vu në skenën një vit më parë. Maestro Dian Tchobanov është dirigjent i baletit “Liqeni i Mjellmave”, kryeveprës së kompozitorit të madh rus Çajkovskit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat