Liqeni i Mjellmave, studiuesi Dedin
Suli: Baleti kishte probleme teknike

Liqeni i Mjellmave, studiuesi Dedin<br />Suli: Baleti kishte probleme teknike
Kryefjala e natës së dytë të baletit “Liqeni i Mjellmave” që u dha mbrëmjen e kësaj të shtune ka qenë çifti Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët janë edhe koreografët e këtij baleti.
 
 Ndryshe nga herët e tjera në këtë premierë nuk u vu re ardhja e personaliteteve të politikës. Por ashtu si në natën e parë, kur protagonistët kryesorë ishin Ledia Sulaj dhe Elvis Nallbani, publiku nuk mungoi. E megjithatë duartrokitjet nuk kanë qenë aq të dendura. Cifti Vaso- Hoxha, pavarësisht përkushtimit nuk kishin performancën më të lartë.
 
Shfaqja ka pasur disa probleme teknike sipas specialistëve të baletit, të cilat publiku mund t’i ndjente përmes emocionit, intuitës e ndjesisë që u përcoll me duartrokitje jo shumë entuziaste.
 
Sigurisht që puna e madhe me trupën i ka dhënë pikë këtij baleti në sytë e publikut, por një gjë mbetet fakt që Enada Hoxha dhe Gerd Vaso nuk shkëlqyen si herët e tjera.
 
Për këtë presim dhe mendimin e specialistëve, le të dëgjojmë një vlerësim të studiuesit të njohur të koreografisë Dedin Suli, i cili përveç vlerësimeve të mira për trupën e baletit ka edhe rezervat e tij për disa të meta thelbësore të shfaqjes. 

"Liqeni i Mjellmave ka një performancë të jashtëzakonshme të baletit klasik botëror. Varianti i parë është i 1885 me Çajkovskin. Janë vendosur në disa variante, unë pashë sonte, Enada Hoxhën në rolin e Odetës, Gerti Vasos të Sigridit dhe Dion Xhenika në rolin e Robartit.

Në përgjithësi ishte interesante, kishte momente nuk ishin në unison kuartetet, oktetet, baleti e ka që duhet të jenë të gjithë në një këmbë, dorë dhe mendje.

Në rast se në tetar e flet fjalën ku flitet me zë të brendshëm. Skenografia ishte pak e rënduar. Përsa i përket shatërvanit në vendin e liqenit ishte zgjedhur rruga më e shkurtër, nuk duhet liqeni, shatërvani"
tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar