Liqeni i Shkodrës mbetet mahnitës për të huajt. Kevin Ubek nga Gjermania dhe bashkëshoqëruesja e tij kanë mbërritur këtë fundjavë në liqenin e Shkodrës me motorin e tyre të ujit, pas një udhëtimi të pazakontë për ta nëpër Evropë.
Edhe pse kanë përshkuar Danubin drejt Detit të Zi, Turqinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, për dy të rinjtë, Liqeni i Shkodrës është një nga përvojat më të bukura të gjithë këtij udhëtimi.
Atë çfarë ata kanë ndjerë gjatë ndalesës në Shqipëri, janë bukuritë natyrore të liqenit të Shkodrës, zambakët e ujit dhe mikpritja e shqiptarëve.
“Njerëzit këtu janë jashtëzakonisht të sjellshëm dhe këtë do ta kujtoj përgjithmonë. Ishim në një zonë natyrore atje dhe ishte gjëja më e bukur që kemi parë deri tani. Po, rezervati natyror, vendi ku mund të shkosh mes luleve. Është super, super i bukur”, tha vajza.
“Dhe ushqimi… ajo harroi të përmendë ushqimin në Shqipëri, është shumë, shumë i mirë. Por mbi të gjitha janë njerëzit, shumë të dashur. Nuk është ashtu siç mendojnë shumë njerëz për Shqipërinë, është krejt ndryshe dhe shumë bukur”, tha Kevin.
Kevin nga Gjermania pasi ka përjetuar eksperencen e tij disa ditë gjatë kësaj pranvere në Shqipëri, ka dhe një rekomandim për të gjithë turistët e huaj.
“Rekomandimi ynë është i thjeshtë: në vitin 2026, ejani në Shqipëri. 100%. Anuloni të gjitha udhëtimet e tjera dhe ejani në Shqipëri. Dhe është edhe lirë, kështu që mund ta përballoni!”, tha ai.
Liqeni i Shkodrës dhe resurset e tjera turistike që ofron kryeqendra e veriut këtë vit pritet të presin një numër ende më të lartë të turistëve fal eksperiencave dhe bukurive natyrore që ofron.
Komente









