I rrethuar me pyje e male, Liqeni i ShkopetitBurrel vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për një fundjavë të qetë e larg stresit urban.

Afro një orë larg nga kryeqyteti, banorët e Tiranës por edhe ata të Lezhës e Laçit e zgjedhin për freskinë që ofron në këtë periudhë të nxehtë vere.

Piknik mes gjelbërimit, not në ujin e kthjellët, apo peshkimi, janë vetëm disa nga aktivitetet që mund të zhvillohen në këtë hapësirë turistike.

Turistët e zgjedhin Liqenin e Shkopetit, edhe për t’iu larguar mbipopullimit bregdetar, zhurmës në qendrat turistike, si dhe për bukuritë natyrore që ende janë të ruajtura me kujdes.