PROFILI/ Lira Pipa emërohet zv.ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Lira Pipa emërohet zv.ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Lira Pipa është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Nga viti 2019, Pipa i është bashkuar stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit. Gjatë viteve 2016 – 2019, ajo ka dhënë kontributin e saj si specialiste pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik, në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
Studimet Master në Marketing, i ka kryer pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 2012 – 2014. Gjatë viteve 2013 – 2016, ajo ka punuar si asistente administrative dhe e marketingut në një studion ligjore ku është angazhuar për organizimin e dokumentacioneve, raporteve dhe informacionit për kompaninë dhe për klientët, mbajtjen e të dhënave financiare të zyrës, përgatitja e faturave, listëpagesave, pasqyrave financiare dhe ndërlidhja me autoritetet dhe institucionet vendore për të gjitha shërbimet e nevojshme.
Krijimi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me në krye Blendi Gonxhen u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 8 janar të këtij të këtij viti.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lira Pipa emërohet zv.ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
30 Mars, 09:24
-
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Përmbyllet një muaj agjërimi! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi
30 Mars, 07:05
-
Zyrtare/ Sokol Haxhia është Drejtori Teknik i Partizanit, ish-futbollisti rikthehet në shtëpi
29 Mars, 21:45
-
Ngacmim seksual në Tiranë, 38-vjeçari merr në shtëpi 24-vjeçaren dhe më pas zhduket
29 Mars, 17:16
-
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
29 Mars, 15:52
-
Tritol lokalit në Tiranë më 25 mars/ Identifikohet e shpallet në kërkim 47-vjeçari, policia i gjen veshjet e përdorura ditën e ngjarjes dhe biçikletën me të cilën u largua (EMRI)
29 Mars, 13:52
-
Veliaj: Tirana, një qytet solidar me 8 qendra sociale për nevojtarët
29 Mars, 13:23
-
Tirana e dedikuar Motosportit, ‘Automotive Fair Albania 3’ sjell eksperinca unike! Pilotët: Aktivitete të tilla kishin munguar (VIDEO)
29 Mars, 11:12
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, shpallet në kërkim autori i plagosjes së 29-vjeçarit! Report Tv siguron foto nga momenti i përplasjes (EMRI)
29 Mars, 08:47
Pipa na qenka urra lidhese mes Gonxhes e Rames! Paska punuar me pare ne DPSHTRR,domeni i Gonxhes,ndjek bosin ne ngjitjen e tij si min. i kultures-ekonomise-inovacionit dhe ka kredencialin e duhur qe kerkon Rama-master ne marketing,dicka shume e vlefshme ne fusha te tilla si kultura,turizmi,ekonomi,reklamimi i markes /Made in Albania/ ne te gjitha drejtimet qe mbulon ky amalgam ministrish.
PërgjigjuNa la pa tekst me këtë lloj CV. Kjo detyrën e pashkruar në cv e paska qarë.
PërgjigjuPo CV me dëshirë e ka bo