Lira turke dhe Bursa në rritje pas fitores së partisë së Erdoganit në legjislative

/ATSH-AFP/ - Lira turke vlerësoi mëngjesin e sotëm fitoren surprizë të partisë së presidentit islamiko-konservator turk, Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet parlamentare, duke shënuar një rritje të ndjeshme në raport me dollarin dhe euron.
Mëngjesin e sotëm, monedha turke shënoi avancim të mëtejshëm me më shumë se 4 për qind, duke u këmbyer me 2,78 lira për një dollar dhe 3,07 lira për një euro.
Në pushtet që prej vitit 2002 në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka fituar ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara një ditë më parë, pavarësisht të gjitha polemikave, duke mbledhur 49,9 për qind të votave në sfondin e zgjedhjeve të trazuara shkak i rinisjes së konfliktit kurd dhe tri javë pas sulmit xhihadist, ku u regjistruan 103 të vdekur në Ankara.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian