Liri Berisha mund të ketë fshehur
  donacionet për fëmijët autikë

Liri Berisha mund të ketë fshehur<br />  donacionet për fëmijët autikë
Bilanci i shoqërisë “Energji shpk”, që ka deklaruar se ka dhënë donacione në vlerën 29 milionë e 625 410 lekë (afërsisht 300 mijë dollarë) për vitin 2013, nuk rakordon me bilancin e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, drejtuar nga Liri Berisha, e cila në bilancin e vitit 2013 ka deklaruar  në zërin “Donacione” vetëm 24 901 213 milionë lekë, ose afërsisht 240 mijë dollarë.

Në bilancin e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, nuk specifikohet donatori, por në të gjitha variantet, ajo është një shifër e ndryshme nga ajo që ka deklaruar donatori Becchetti tek kompania “Energji”.

Siç kemi qenë dëshmitarë publikë, donatorët e fondacionit të Liri Berishës kanë qenë më shumë sesa Becchetti në ballot e bamirësisë dhe në forma të tjera, ndaj është absurde që shuma të jetë rreth 240 mijë dollarë, kur në një mbrëmje përflitej se jepeshin rreth 1 milion dollarë

Gazeta TemA ka verifikuar bilancet e dy partnerëve “në bamirësi” dhe nuk përputhet asnjë shifër.

Pyetja që ne kemi për Liri Berishën është, “A e ka deklaruar shumën rreth 300 mijë dollarë të Francesco Becchettit në llogaritë e fondacionit?
Në cilin zë të buxhetit të saj e ka përfshirë, pasi në atë që ka dorëzuar nuk duket gjëkundi?
A është Becchetti donatori i vetëm i fondacionit, apo ka dhe të tjerë?
Cila ka qenë shuma nga donacionet për vitin 2013?”
I shtrojmë këto pyetje publikisht dhe për Prokurorinë, e cila duhet të hetojë këtë skandal, pasi nga një vështrim i dy bilanceve, nuk përputhet asnjë shifër.

Fondacioni ka deklaruar shifra të tjera tek zëri “Donacione”, kompania “Energji shpk” shifra të tjera, ndërkohë që nuk dimë se çfarë kanë deklaruar gjithë donatorët e tjerë.
Gazeta mund të vazhdojë investigimin duke hetuar çdo donacion dhe rrugën që kanë përshkruar paratë e dedikuara për fëmijët autik shqiptarë, por do të ishte serioze që Prokuroria të niste hetimin, duke verifikuar zyrtarisht përputhjen e deklaratave të atyre që kanë bërë donacione me ato që ka deklaruar Liri Berisha.

Çështja është shumë e ndjeshme, pasi ka të bëjë me abuzime për përfitime personale me fëmijët autik shqiptarë, por mund të kemi dhe abuzime nga vet donatorët.
Ne nuk e paragjykojmë apriori që Liri Berisha mund të ketë abuzuar me donacionet, por mospërputhja me deklaratat e biznesmenëve të rrethit të saj ngre dyshime.
Për këtë duhen hetuar gjithë deklaratat e donacioneve nga biznesmenët dhe gjithë hyrjet e këtyre donacioneve në fondacion.

Kështu mund të sigurohemi, që ose fondacioni është një lavatriçe parash që përfundojnë në xhepat e presidentes, ose “donatorët” janë mashtruesë dhe kanë përdorur deklaratat për donacione tek fondacioni, për të justifikuar abuzimet e tyre fiskale.

Ndaj është serioze, që në këtë mes të nisë hetimet Prokuroria

liri berisha tema becchetti
liri berisha tema becchetti
/Gazeta Tema/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)