Liria e medias, përfaqësuesja
e OSBE-së mbërrin në Tiranë

Liria e medias, përfaqësuesja <br />e OSBE-së mbërrin në Tiranë
TIRANE-  Liria e medias sjell sot në Tiranë  përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović për tëzhvilluar një vizitë tre ditore gjatë së cilës do të takohet me zyrtarët kryesorë të qeverisë, politikëbërësit në fushën e medias, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, në Tiranë.

Mijatović do të takohet me Kryeministrin, Sali Berisha, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, Ministrin e Inovacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Endira Bushati, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Radio-Televizionit publik Shqiptar, Petrit Beci.

Përfaqësuesja do të bisedojë, gjithashtu, me anëtarët e Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, si dhe me kryetarët e shoqatave të gazetarëve dhe organizatat e medias. Mijatović do të mbajë një ligjëratë për studentët e Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, më 6 qershor ndërkohë që para largimit do të mbajë dhe një konferencë për median.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane