Liria e medias, UGSH: Gazetarët
duhet të reagojnë me seriozitet

Liria e medias, UGSH: Gazetarët<br />duhet të reagojnë me seriozitet
Union i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas raportit të Organizatës Freedom House, që e rendiste Shqipërinë në listën e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë.

Përmes një deklarate për shtyp, Unioni i Gazetarëve u bën thirrje komunitetit të gazetarëve që të vlerësojnë seriozisht nevojën për përmirësim të cilësisë së shtypit në vend.

Ja deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerëson seriozisht shqetësimet dhe problematikat që lidhen me gjendjen faktike të lirisë së shtypit dhe mediave në Shqipëri, të konstatuara përmes raportit periodik të organizatës prestigjioze Freedom House. Në këtë raport vendi ynë, në kuadër të indeksimit global, renditet në pozicionin e 106-të me 51 pikë. 
Kjo është rënia më e ndjeshme e pesë viteve të fundit dhe zbritje e theksuar në krahasimin me gjendjen e shtypit në rajonin e Europës Juglindore.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë konfirmon shqetësimet dhe këtë situatë kritike të lirisë së shtypit dhe vektorëve themelorë që përcaktojnë atë si dhe apelon për një reagim të të gjithë aktorëve mediatikë në vend për të dalë nga kjo situatë e krijuar.

Organizata jonë apelon pranë çdo pjestari të komunitetit të gazetarëve si dhe tek gjithë aktorët mediatikë në vend të vlerësojnë seriozisht nevojën për përmirësim të cilësisë së lirisë, duke u dhënë prioritet lirisë vetiake, pavarësisë profesionale në raportim si dhe respektimit të kurajos për raportim përmes fakteve, dokumentave dhe këmbënguljes kërkuese e investiguese kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të të gjitha vlerave të demokracisë dhe ndërgjegjes morale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh bindjen se bashkimi i gjithë gazetarëve në iniciativat kundër informalitetit në media, në luftën kundër kapësve dhe përdoruesve të mediave për llogari dhe interesa të ngushta mitmarrëse dhe mitdhënëse si dhe beteja e munguar për themelimin e medias publike në këtë vend, janë aksione që e nxjerrin Shqipërinë nga lista e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë dhe rikthejnë besimin e humbur ndaj pushtetit të medias në këtë vend. 

UGSH ka bindjen se këtë realitet dhe përmbysjen e tij e kanë në dorë vetëm gazetarët. Mos presim nga askush tjetër!

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit