Liria e medias, zgjatet mandati i
përfaqësueses së OSBE Mijatoviç
Kryetari i Radhës i OSBE-së, ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, mirëpriti sot vendimin e Këshillit Ministror të OSBE-së për ta zgjatur mandatin e Përfaqësueses së OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović, për një periudhë njëvjeçare.
Kryetari i Radhës i
OSBE-së, ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, mirëpriti sot vendimin e Këshillit Ministror të OSBE-së për ta zgjatur mandatin e Përfaqësueses së OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović, për një periudhë njëvjeçare.
“Dunja Mijatović është një avokate e përkushtuar dhe e palodhur e promovimit dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, në rajonin e OSBE-së dhe më gjerë”, tha Steinmeier. Ai theksoi se veçanërisht në këto kohë konfliktesh dhe krizash, një zë i fortë dhe i pavarur, që i përmbahet fuqimisht kauzës së lirisë së medias, është më i rëndësishëm se kurrë.
Dunja Mijatović mori postin e Përfaqësueses së OSBE-së për Lirinë e Medias në mars 2010 dhe u emërua për një mandat të dytë trevjeçar më 2013.
“Do të doja ta falënderoja Dunja Mijatović-in për performancën e saj të shkëlqyer gjatë gjashtë viteve të fundit dhe për gatishmërinë e saj për ta vijuar këtë punë kërkuese edhe për një vit”, tha Steinmeier. Ai u bëri thirrje Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të mbështesin Përfaqësuesen e Lirisë së Medias në përpjekjet e saj për të përmbushur mandatin e rëndësishëm të vëzhgimit të zhvillimeve të medias, si pjesë e funksionit të paralajmërimit të hershëm dhe për të ndihmuar Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së t’u përmbahen angazhimeve të tyre për lirinë e shprehjes dhe median e lirë.
Përpara se të shërbente si Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias, Mijatović ishte Drejtore e Divizionit të Transmetimit në Agjencinë Rregulluese të Komunikimit në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kryetare e Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregulluese. Më 2015, Mijatović u vlerësua me çmimin Médaille Charlemagne.
Pas një procedure transparente dhe gjithëpërfshirëse, të organizuar nga kryesia serbe (2015) dhe ajo gjermane (2016) e OSBE-së, për të zgjedhur pasuesin e Mijatović-it në kohën e duhur, pas përfundimit të mandatin të saj të rregullt dyvjeçar, 57 Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së nuk mundën të arrinin konsensus për asnjë nga kandidatët. Kryesia gjermane do të vijojë të përpiqet për arritjen e konsensusit për një Përfaqësues të ri të Lirisë së Medias, brenda fundit të vitit 2016.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56