TIRANE - Heritage Foundation e ka vlerësuar pozitivisht rritjen e lirisë së punës në Shqipëri. Sipas inspektoratit të punës rritja e lirisë së punës ka arritur nga 49.7% që ishte më parë në 52.9%.
Inspektorati i punës ka thënë se ky është një vlerësim pozitiv dhe tregon rezultatet e klimës së përmirësuar të marrëdhënieve të punës.
“Ky vlerësim është arritur falë rritjes së besueshmërisë ndaj institucionit që mbron të drejtat e punonjësve”- është bërë me dije nga Inspektoriati i Punës.
Ndërkohë shefi i këtij institucioni Dritan Ylli ka lëshuar një udhëzim që të bëhen kontrolle në të gjithë vendin për punën në turnet e dyta e të treta.
Qëllimi i kontrolleve është që të luftohet me çdo kusht informaliteti në punë gjatë natës.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com