Liria e shtypit 'përplas' SHBA dhe Rusinë në Tiranë! Ambasada Amerikane akuzon Rusinë për shtypje të medias, qytetarët: Mos keni ngatërruar email, keni hap atë të Moskës

Liria e shtypit 'përplas' SHBA dhe Rusinë në Tiranë! Ambasada Amerikane akuzon Rusinë për shtypje të medias, qytetarët: Mos keni ngatërruar email, keni hap atë të Moskës

Liria e shtypit ka sjellë një 'përplasje' në distancë mes SHBA dhe Rusisë përmes ambasadave respektive në Tiranë.  Ka qenë një postim i Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku akuzon Rusinë se ka po shtyp median e pavarur duke përmendur duke përmendur dy gazetare dhe aktiviste të njohura ruse, Anna Politkovskaya dhe Natalia Estemirova kritike të pushtetit që janë vrarë për shkak të detyrës së tyre në rrethana misterioze.

"Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën", shkruan Ambasada e SHBA-së.

Por nuk ka vonuar reagimi i ambasadës Ruse në Tiranë, ku me nota ironike shprehet se SHBA e ka marrë përgjigjen nga vetë komentuesit e saj, ku disa prej komenteve e akuzojnë SHBA për dezinformim apo se shqiptarëve nuk i interesojnë çështjet e Moskës këtu.

"Ndjekës tanë në Facebook na kërkuan të komentonim publikimin e radhës së Ambasadës Amerikane, në të cilin përmendej Rusia. Nuk e shohim të nevojshme të reagojmë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ne", shkruan ambasada ruse.

Disa nga komentete e qytetarëve në postimin e Ambasadës Amerikanë, ku nuk kanë munguar dozat e humorit dhe ironisë

"Hahahaha juve ja kaloni Rusisë për dezinformimi e mashtrim. Normalisht Koreja e Veriut mund të ju konkurrojë"

"Ambasada në Tiranë merret me situatën e shtypit rus.  Mos keni ngatërruar email, keni hap email e Moskës", ishin disa nga komentet

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë


 Postimi i Ambasadës Ruse në Tiranë

I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 07/10/2021 17:28

    Ku ka ze s'eshte pa gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb