"Liria Ekonomike", Shqipëria 4 vende 
më lart, ngjitet e 59-a nga 187 shtete

më lart, ngjitet e 59-a nga 187 shtete">
Shqipëria ka shënuar një përmirësim të lehtë kur vjen fjala te Liria Ekonomike, duke u ngritur nga vendi i 63-të, në të 59-in në listën me 187 shtete.
 
Në raportin e Heritage Foundation” dhe “Wall Street Journal” mbi Indeksin e Lirisë ekonomike, Shqipëria ka shënuar një rritje prej 0.2 pikësh, duke u renditur më mirë se Bullgaria e Rumania dhe poshtë Hungarisë apo Maltës.
 
Sipas raportit, që analizon katër tregues bazë, Shqipëria ka shënuar rritje të indeksit te e drejta e pronës, liria nga korrupsioni, liria monetare dhe fiskale, ndërkohë që ka humbur terren në treguesin e lirisë së punës dhe lirisë së biznesit.
 
Në raport theksohet se megjithëse Qeveria vazhdon të kontrollojë një pjesë të sipërmarrjeve, veçanërisht në sektorin e energjetikës, pjesa më e madhe e ekonomisë është në duart e sipërmarrjes private.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër